Sunday, April 21, 2013

Çeku “mbështet” idenë e një Jugosllavie të re

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka thënë se shtetet e ish-Jugosllavisë mund të bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyer sapo të tejkalohet e kaluara e afërt, ka thënë ai për “Nedelnikun” serb.

Çeku ka thënë për këtë medium se nuk do të provojë që në mënyrë të dhunshme të rimarr katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Ai citohet të ketë thënë se kujton kohët e bukura kur ka qëndruar në Beograd, në të cilin qytet që nga viti 1989 nuk ka shkuar, por se shpreson se do ta vizitojë sërish.
Ai ka komentuar idenë e gjeneralit Blagoje Grahovac për formimin e Jugo-rajonit, të cilin do të përbënin shtetet e ish-Jugosllavisë, transmeton KP.
“Ne kemi mjaftë të përbashkëta me shtetet tjera të ish-Jugosllavisë. Për më shumë, mendojë se kultura e Ballkanit perëndimor relativisht është e njëjtë. Megjithatë, projekti i madh, si është ky, të cilin e ka propozuar gjenerali Grahovac, është i mundur vetëm pas procesit gjithëpërfshirës të pajtimit midis shteteve tona. Unë mbështes idenë e përmendur për atë se është lehtë të bashkëpunosh me dikë që ndan të njëjtën të kaluar, por vetëm nëse në mënyrë të mjaftueshme dhe kujdesshëm kemi në mendje të kaluarën e afërt dhe gjejmë mënyra ta tejkalojmë atë që ka ndodhur. Nuk do të jetë e lehtë por është e mundur”, ka thënë Çeku.

0 comments:

Post a Comment