Sunday, April 21, 2013

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

Me aplikacionin më të ri mobil – IPKO Menu, telefonia mobile IPKO ka krijuar një meny të plotë të shërbimeve të saj të telefonisë mobile, e cila fillimisht është vënë në dispozicion vetëm për përdoruesit e telefonave të mençur Android. Kjo, pasi që aplikacioni i njëjtë nuk është parë edhe në dyqanin e aplikacioneve të Apple, iOS.

Sipas përshtypjeve tona të para, duket se qëllimi i këtij aplikacioni mobil është që tu mundësojë konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO që të gjitha shërbimet e saj t’i kenë në telefonin e tyre të mençur mobil, duke e eliminuar nevojën për t’i mbajë në mend kodet e caktuara për aktivizimin e shërbimeve të ndryshme, apo për ta mbajtur në mend një pikë të shitjes së kompanisë, çoftë dyqan zyrtar apo pikë e distribuimit të autotrizuar.
Në mesin e shërbimeve kryesore që IPKO Meny i ofron për shkarkuesit e aplikacionit është edhe kategoria e quajtur “Kodet” e cila ka një listë të gjatë të shërbimeve që ju mund t’i aktivizoni vetëm me një klikim të thjeshtë. Në listën e këtyre kodeve është kontrollimi i gjendjes së llogarisë, transferi i kredisë tek një përdorues tjetër mobil IPKO, Numri Im – i cili e tregon numrin tuaj mobil, Porosia Më Thirr, porosia për aktivizimin e shërbimit Rrethi Im, kontrollimi i tarifës aktuale, aktivizimi i shërbimit GPRS (internetit në mobil).
Ndërsa, tek seksioni “Hej”, përdoruesit e aplikacionit IPKO Menu mund ta aktivizojnë pakon e të rinjëve, hej! 500, hej! 100, apo ta shohin gjendjen e llogarisë në tarifën e tyre të zgjedhur. Në një seksion më poshtë, mund të regjistrohen në programin e shpërblimit të konsumatorëve besnik, Pika, t’i shndërrojnë ato në produkte apo shërbime të kompanisë apo edhe të shohin numrin e pikave të mbledhura.
Në kategorinë tjetër, IPKO Menu i ka të listuara të gjitha pikat e saj zyrtare të shitjes si dhe ato të distributorëve të saj të autorizuar, shumica prej të cilëve i shesin të gjitha shërbimet e saj. Prej asaj që kemi provuar deri më tani, dhe sipas vlerësimeve të përdoruesve të parë të aplikacionit, mund të thuhet se ky aplikacion mobil është shumë i vlefshëm për konsumatorët mobil të IPKO-së. Ndërsa, duke e ditur numrin e madh të përdoruesve të gjitha modeleve të iPhone, me siguri se së shpejti do ta shohim edhe versionin e njëjtë të aplikacionit në Apple Store.
Për fund, mos të harrojmë të ju tregojmë se shkarkimi i aplikacionit IPKO Menu nga Google Play Store është pa pagesë, dhe se i njëjti mund të shkarkohet në këtë link: http://bit.ly/17EJzu6

0 comments:

Post a Comment