Thursday, April 25, 2013

Seanca sekrete e Enver Sekiraqës në Gjykatën e Apelit (VIDEO)

Të rrezikshmit, Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, sot në mesditë nën masa të rrepta sigurie janë dërguar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.
Indeksonline ka kapur pamje ekskluzive të të arrestuarve.
Sekiraqa e Abdullahu janë ulur në bankën e zezë për t’u përballur me akuzën sulm ndaj personit zyrtar.
Të arrestuarit janë sjellë në Gjykatë nga Burgu i Dubravës.
Dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale kanë zënë pozicionet e tyre për t’i bërë siguri të arrestuarve.
Afër Gjykatës kishte shumë persona të cilët kishin ardhur për ta parë live “bossin” e tyre nën pranga, mirëpo e kishin të pamundur një gjë të tille, pasi që nuk i lejojë policia.
Sekiqara ishte dorëzuar vullnetarisht në EULEX me 28 shtator të vitit të kaluar. Ai kërkohej në baze të një fletëarresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza.
Sekiraqa është në vuajte të dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës

0 comments:

Post a Comment