Monday, April 22, 2013

Tentojnë ta përdhunojnë adoleshenten në ashensor

Policia e Tiranës është vënë në alarm për ekzistencën e dy pedofilëve në kryeqytet. Policia është lajmëruar nga një vajzë 12-vjeçare, e cila ka dhënë shpjegime dhe përshkrime të dy burrave që e kishin ndjekur dhe që kishin tentuar ta përdhunojnë në ashensorin e pallatit ku banonte.Vajza që ka bërë denoncimin është nxënëse e shkollës “Fan Noli” në Tirane. Ajo bashkë me prindërit dhe një psikologe ka shkuar në komisariat, e tronditur dhe ka rrëfyer ndodhinë. Ndërkohë që policia ka nisur kërkimin, dhe deri në këto momente ka ndaluar disa të dyshuar. -->

0 comments:

Post a Comment