Sunday, April 14, 2013

Vajza 11 vjeçe befason në “BGT” (Video)

Arisxandra Libantino i ka mahnitur anëtarët e jurisë në spektaklin “Britain’s Got Talent” me performimin e këngës, “One Night Only”.
Dy vjet më parë, 11-vjeçarja nuk arriti të kualifikohej në rrethin e dytë të këtij kompeticioni për talentë, por kësaj radhe ka lënë përshtypje të madhe me këngën e Jennifer Hudson.
Ajo ka marrë lëvdata të shumta nga anëtarët e jurisë në fund të interpretimit, të cilët e kanë përshkruar si një befasi të madhe dhe njëherësh si konkurrente për finale.

0 comments:

Post a Comment