Teuta Baleci
Modelja e njohur shqiptare, Teuta Baleci, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë, gradualisht po përmbush ëndrrën e saj në fushën e modelimit.
Ajo deri më tani ka arritur të korrë suksese në shumë evenimente brenda dhe jashtë vendit. Modelja 19-vjeçare gjatë kohës së fundit veprimtarinë e saj po e ushtron kudo nëpër botë.
Aktualisht Teuta po punon në “Models on Stage Vof”, por përveç saj ajo është bërë edhe pjesë e “Model Mannequin 2013” në Belgjikë, ku krahas kësaj ajo ka fituar të drejtën të jap mësim në “Catwalk”.
Teuta tani sapo ka realizuar një set fotografish në Paris të bëra nga fotografi i njohur, Phil Tubbax. Mes tjerash Teuta synon që të bëhet pjesë edhe e shumë shtëpive tjera të modës nëpër vende të ndryshme të botës. -->
0 comments:
Post a Comment