Bashkimi Evropian arriti në përfundimin se rreth një në njëzetë
produkte të mishit të lopës të shitura në Evropë, kanë në përmbajtjen e
tyre mish kali.
Bashkimi Evropian tha se më tepër se 4 mijë analiza që ju bënë produkteve me etiketat e mishit të lopës, zbuluan se 193 prej tyre përmbanin mish kali.
Në 3 mijë analiza të tjera, 16 produkte me mish lope treguan se kishin në përmbajtjen e tyre ilaçin kundër dhimbjeve që përdoret tek kuajt, por që mund të jetë e dëmshme për njerëzit.
Komisioneri Europian për Shëndetësinë, Tonio Borg, e përshkroi etiketimin e gabuar të produkteve të mishit të lopës, si “mashtrim ndaj konsumatorëve” dhe bëri thirrje për vënien e gjobave të reja ndaj kompanive që i shtojnë mish kali produkteve me mish lope e megjithatë, vazhdojnë t’i quajnë ato si produkte me mish lope.

0 comments:
Post a Comment