Friday, April 19, 2013

“Unë, droga dhe momenti kur doja të vetvritesha”

dënuar për vrasjen e një studenteje britanike ndërsa ndodhej me studime në Peruxhia, Amanda Knox vuajti katër vjet në një burg italian, përpara se një seancë rishqyrtimi të çështjes ta lironte për mungesë provash.
E burgosur së bashku me të dashurin italian, Raffaello Sollecito, ajo e Knox u shndërrua në një prej “telenovelave” më të trajtuara nga mediat ndërkombëtare,transmeton tch.
Së fundmi, ndaj Knox nisi një procedim i ri penal, apeli i prokurorisë për lirimin e saj, por në një vit kohë si e lirë, amerikania pati kohën e mjaftueshme për të shkruar kujtimet e saj në një autobiografi.
Në një prej pjesëve më të debatuara të librit në prag të publikimit, ekstrakt i publikuar nga “Neë York Times”, Knox shkruante se “pas zhvendosjes në Itali, marijuana u bë si makaronat në konsumin e përditshëm”.
Ndërsa “NYT” nuk bën referime për vrasjen e Kercher, në një pjesë të publikuar në gazetën amerikane përshkruhej vuajtja e të qënit e mbyllur, brenda një qelie të vogël burgu.
”Aty nisa të kuptoj se si mbyllja në një burg mund të të bëjë aq të dëshpëruar, sa e vetmja mënyrë për të mbijetuar është fantazia e arratisjes apo lirimit. Në ato kushte, edhe vetë ekzistenca jote të duket se vihet në dyshim. Ka pasur momente të vështira, aq sa në disa momente kam menduar seriozisht të vetvritem, duke u mbytur me qesen e zezë të plehrave”, shkruante Amanda në autobiografinë e saj.

0 comments:

Post a Comment