Tuesday, April 16, 2013

Shakira në gjyq!

Biznesmeni argjentinas, Antonio de la Rua ka paditur Shakirën dhe po kërkon një dëmshpërblim prej mbi 112 milionë dollarësh!
Këngëtarja e bukur është njoftuar me argjentinasin në vitin 2000, kur ai udhëhiqte fushatën presidenciale të babait të tij, Fernando de la Rua, ndërsa në lidhje ishin deri në vitin 2010, shkruan “NME”.
Në padinë e ngritur në Los Angeles, De La Rua pohon se është përgjegjës për karrierën e saj të bujshme, si dhe për hit këngën “Hips Don’t Lie”, e cila për një kohë të gjatë ishte në top-listat e 24 vendeve anembanë Botës.
Ai gjithashtu pohon se sëbashku me të dashurën aktuale të lojtarit të Barcelonës, Gerrard Piques, ishin edhe partnerë të biznesit dhe se suksesi i saj ishte “plan biznesi i mirë menduar”. Supozohet se nga viti 2008 deri në vitin 2011 argjentinasi ka marrë rreth 15 deri në 20 përqind nga të ardhurat e Shakirës, ndërsa këngëtarja këtë e ndërpreu pasi u shkurorëzuan.
Kjo nuk është hera e parë që ish-çifti ka paditur njëri-tjetrin. Bukuroshja kolumbiane disa vite më parë kishte ngritur padi kundër argjentinasit sepse ajo mendonte se De La Rua kishte marrë shpërblime të paautorizuara nga kompania e saj.

0 comments:

Post a Comment