Për të gjithë ata që nuk e kanë vërejtur, rrjeti social Facebook ka prezantuar logon e re dhe ikonat e reja të shërbimit të saj, për të parën herë pas disa vitesh.
Logoja e re e Facebook nuk përfshin vijën e
kaltër të zbehtë në fund të ikonës “F”. Gjithashtu, shkronja “F” është
tërhequr më poshtë dhe është afruar kah fundi i prapavijës së kaltër.
Edhe pse logoja e re e rrjetit social ishte
vërejtur në softuerin e ri Facebook Home, logoja e kompanisë ishte
vërejtur në pjesën e faqes të dedikuar për media.
Aktualisht, logoja e re e Facebook ende nuk është
paraqitur në të gjitha faqet, mirëpo e njëjta është azhurnuar në
profiling zyrtar të Facebook në Twitter.
0 comments:
Post a Comment