Moda e momentit në të gjithë botën, kërcimi “Harlem Shake”, ka pushtuar edhe skuadrën e Majemi Hit që ka dhuruar sot versionin e vet për të gjithë tifozët. LeBron Xhejms, Duejn Uejd, Kris Bosh dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të skuadrës kampione të NBA kanë hedhur në rrjetet sociale videon e xhiruar në dhomat e zhveshjeve, duke u bërë brenda pak orësh ndër videot më të klikuara të ditës në internet.
Ndër klubet sportive, të parët që përhapën modën në NBA janë Dallas Maveriks, ndërsa në botën e futbollit, dy versionet më të njohura janë ato të Mançester Sitit dhe Fullhem.
0 comments:
Post a Comment