Wednesday, April 17, 2013

Madonnës nuk i lejohet hyrja në Rusi


Mbrojti anëtaret e grupit “Pussy Riot”

Madonna mund të mos mbajë më koncerte në Rusi, për shkak se autoritetet po shqyrtojnë të mos e lejojnë më hyrjen e saj në këtë shtet pasi që mbrojti anëtaret e grupit “Pussy Riot”.
Superylli e përkrahi grupin protestues kundër Vladimir Putinit dhe përkrahi edhe të drejtat e homoseksualëve.
Madonna mbajti dy koncerte në Moskë dhe në St Petersburg vitin e kaluar. Por zyrtarët tani kanë bërë të ditur se me vizën e saj ajo nuk ka mundur të punojë për para, shkruan sot The Sun.
Një deputet rus tha se ajo ishte fajtore për “aktivitete ilegale”.
Në koncertet e saj ajo përkrahi dy anëtaret e grupit “Pussy Riot” të cilat janë burgosur pasi kanë protestuar kundër presidentit Putin.
Organizatorët mund të dënohen me 10 mijë e 500 funte derisa Madonna, 54 vjeçe mund t`i ndalohet hyrja në Rusi.

0 comments:

Post a Comment