Pozon për revistën e modës “Elle”
Që kur u bë e famshme në botën e muzikës, në vitin 2012, Rita Ora ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës, duke u shndërruar në një prej këngëtareve më të njohura dhe aktive në botë.
22-vjeçarja me origjinë kosovare, gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të të veshurit, që ka ngjallur shumë debate dhe spekulime mbi atë që qëndron pas zgjedhjeve të saj.E shfaqur në koopertinën e revistës “Elle”, një prej revistave më prestigjioze të modës në botë, Rita zbuloi në një intervistë të gjatë, se shumica e zgjedhjeve janë krejtësisht personale, transmeton TCH.
Sipas Ritës, një prej gjërave që e bezdis më shumë në jetë, janë këshillat e njerëzve të tjerë për mënyrën se si duhet të vishet.
Ndërkohë, vetë koopertina e “Elle” mund të radhitet si një prej sukseseve më spektakolarë të Orës, e cila gjithmonë e më shumë po fiton peshë edhe në botën e modës, veç asaj të muzikore.
0 comments:
Post a Comment