Monday, April 15, 2013

Kush janë zyrtarët me nga pesë vende pune

Nga 2 deri në 5 arrin numri i vendeve të punës që zyrtarë qeveritarë po i mbajnë tash e disa vjet. Madje, vendet e tyre të punës nuk kanë ngurruar t’i paraqesin në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ministrat Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Besim Beqaj, Ramë Buja, kryetarë të komunave, Isa Mustafa e Blerim Kuçi, e shumë zëvendësministra e drejtues të institucioneve të tjera mbajnë më shumë se një vend pune, raporton ktv. Madje, ka të tillë që janë të punësuar edhe në 5 vende, siç është rasti me drejtorin e Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, numri i zyrtarëve qeveritarë që po punojnë në disa vende pune kalon 800. Ky numër aq i madh shtyu edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të reagojë ashpër. Nga ana tjetër, Instituti Demokratik i Kosovës fajin e hedh të Agjencia Kundër Korrupsionit.

0 comments:

Post a Comment