Mund të kalojë një kohë shumë e gjatë derisa ta harroni një marrëdhënie negative që keni pasur më parë. Megjithatë, jeta vazhdon dhe ju duhet të ecni përpara. Ja disa mënyra se si mund ta bëni këtë. Qarja është e nevojshme
Disave nuk u pëlqen të qajnë, e disa refuzojnë plotësisht të qajnë. Në mënyrë që të kaloni një gjendje të tillë në mënyrë të shëndetshme, ju duhet në fillim të largoni tërë energjinë negative që ju është mbledhur brenda. Ky proces ju ndihmon të shëroheni dhe ta largoni atë që ndjeni nga vetja në mënyrë që të krijoni mundësi për të ecur përpara.
Bëni një plan!
Tejkalimi i dhimbjes mund të jetë i vështirë dhe ju mund të ndiheni sikur ditët dhe netët janë duke u zgjatur secilën herë e më shumë. Ju duhet të fokusoheni në të tashmen dhe të bëni një plan veprimi për të caktuar se çka do të bëni
çdo ditë.
Jini pozitive!
Ky është hapi më i rëndësishëm. Edhe pse mund të keni dhimbje tani,.kjo do të kalojë dhe sapo të kaloni periudhën 'vajtuese' ju duhet të mundoheni të jeni sa më pozitive që është e mundshme. Mund të jetë shumë e lehtë ta humbni pozitivitetin dhe të izoloheni, por kështu nuk do të fitoni asgjë.
Shoqërohuni!
Mundohuni që të shkoni në takime me miqtë dhe të kaloni bukur. Mos u izoloni brenda edhe nëse nuk keni fare dëshirë të dilni, të paktën mund të shkoni për një shëtitje, në mënyrë që të qetësoheni.
0 comments:
Post a Comment