Saturday, April 20, 2013

Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

Në moshën prej dy deri dhjetë vjet fëmijët bëjnë pyetje çdo dy minuta, ndërsa vajzat katërvjeçare janë më kureshtaret. Vetëm 18 për qind e fëmijëve e pyesin babanë së pari.

Marrja në pyetje nga policia nuk është asgjë në krahasim me fëmijët që janë duke u rritur, veçanërisht të atyre në fazën e kureshtjes e cila fillon rreth vitit të tretë të jetës së fëmijës, ka treguar studimi i faqes së internetit Littlewoods.com në 1000 nëna me fëmijët në moshën prej dy deri dhjetë vjeç.
Nënat mesatarisht përgjigjen në 288 pyetje në ditë, nga të cilat disa janë banale, ndërsa të tjerat shtysë e vërtetë për të menduar, shkruan Daily Mail.
Rreth 82 për qind e fëmijëve pyetjet më parë do t'ia bëjnë nënës, dhe jo babait, dhe ato janë "viktimat" më të shpeshta të marrjes në pyetje. Të vegjlit kureshtar mesatarisht bëjnë mbi 105 mijë pyetje në vit, edhe pse numri i pyetjeve dallon nga mosha dhe gjinia e fëmijës, më kureshtaret janë vajzat në moshën prej katër vjeç. Ata do t'i bëjnë nënës pyetje të re çdo dy minuta që i kalojnë bashkë, ndërsa koha kur fëmijët janë më kureshtar është zakonisht koha e drekës dhe darkës.
Shembuj të pyetjeve të fëmijëve:
• Pse është uji i lagësht?
• Prej çka përbëhen hijet?
• Si marrin frymë peshqit nën ujë?
• Prej çka është i bërë dielli?
• Si nuk e shohim Zotin?
• Pse është qielli i kaltër?
• Si dalin bebet nga nëna?
• Si rrinë në ajër avionët?
• Si ka hyrë bebja brenda nënës?
• Pse ndërrohet Hëna?
• Sa është e rëndë Toka?

0 comments:

Post a Comment