Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton pas pak çastesh do të nisin raundin e nëntë të dialogut në përpjekje për të arrit marrëveshjen.
Burime të Express thonë se pala serbe i ka thënë Shefes së Diplomacisë europiane se do ta pranojnë marrëveshjen.“Ata thanë se do t’i thonë ‘po’ marrëveshjes, por ta shohim se si do të rrjedh takimi trepalësh”, ka thënë një diplomat i BE-së në kushte anonimiteti. Ndërkohë që gazeta serbe Blic, e cila thirret në burime nga Brukseli, raporton se pala serbe ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë.
“Duket se kreu serb ka pasur të drejtë që nuk e pranoi ofertën në raundin paraprak, sepse kjo e tashmja është më favorshme”, ka thënë bashkëbisedues i Blic pa e saktësuar përmbajtjen e ofertës.
0 comments:
Post a Comment