Duket se më në fund Vetëvendosje do t’i jap fund ‘vetmisë së saj në politikë’. Ajo shumë shpejt pritet ta fillojë bashkëjetesën në Prishtinë në koalicion.
Madje disa veprime të Vetëvendosje janë interpretuar edhe para se të kishte informacione të reja për koalicion. Vetëvendosje disa drejtorë nuk i emëroi fare, kurse disa vetëm si ushtrues detyre, ka shkruar sot në edicionin online ”Bota Sot”.Ndonëse, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka emëruar tashmë drejtorët e ri të kabinetit të tij për qeverisje, një koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së nuk përjashtohet.
Katër drejtori të Komunës së Prishtinës të cilat janë me ushtrues detyre, pritet që gjatë javës së ardhshme t`i ndahen Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu bën të ditur një burim i besueshëm i “Bota Sot” brenda LDK-së
0 comments:
Post a Comment