Monday, December 30, 2013

Liderët kokulur

Zgjedhjet lokale të këtij viti dëshmuan se partitë politike nuk mund të llogarisin më në të kaluarën e tyre të “lavdishme”, por duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve, duke zgjedhur problemet e tyre ditore nëpër komuna.
Zgjedhjet lokale treguan një rënie të besimit te lidershipi aktual i Kosovës. Analistët pilitikë, luhatjen e madhe në vota e shohin si një sfidë serioze për mbijetesën e liderëve.
Kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përkundër premtimit të investimeve milionëshe për kandidatët e tij në zgjedhjet e këtij viti, ka shënuar humbje serioze, e cila i paralajmërohet si sinjal i keq për zgjedhjet e vitit që vjen, shkruan Kosova sot. PDK-ja doli me disa komuna më pak, duke humbut kështu shtylla të rëndësishme si Gjilanin, Ferizajin, Mitrovicën, Lipjanin, Malishevën.
Humbës i madh në këto zgjedhje mbetet edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Partia e tij humbi këtë herë bastionin kryesor, Prishtinën. Ndërsa, LDK-ja i është afruar PDK-së me marrjen e 9 komunave të Kosovës.
Lajm i keq ishin këto zgjedhje edhe për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai gati sa ka filluar të harrohet në bastionin e tij në rajonin e Dukagjinit, sepse humbi katër komuna të këtij rajoni: Pejën, Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën.
Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve nuk mund të krenohet as Albin Kurti, lider i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Një kombinatorikë interesante e votës së lirë qytetare arriti që ta nxjerrë fitues kandidatin e VV në komunën e Prishtinës, për të qeverisur një mandat të ri 4 vjecar. Por në nivel nacional lëvizja VV radhitet partia e katërt me vetëm 60 mijë e 966 vota.AKR-ja e Behxhet Pacollit, sfidoi votuesin me fitoren e dy kandidatëve për kryetarë komunash, në Gjakove dhe në Mitrovicë, por kjo fitore e brishtë nuk i siguron shumë të rehatshëm kryetarit pacolli./Kosova sot/

0 comments:

Post a Comment