Qeveria e Kosovës nuk do të mund të ndalë zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë në këmbim të heqjes së kompetencave ekzekutive të EULEX-it në ndjekjen e krimeve të luftës si dhe krimeve të profilit të lartë të korrupsionit e krimit të organizuar.
Në strategjinë konfidenciale të hartuar për ristrukturimin e EULEX-it thuhet decidivisht se misioni i ri i BE-së do të ketë kompetenca në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.Strategjia do të jetë subjekt i diskutimeve në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së. Pas këtyre diskutimeve, pritet edhe të definohet e ardhmja e misionit që do ta zëvendësojë EULEX-in. Diskutimet pritet të definojnë shumëçka pasi që shtetet anëtare të BE-së, gjegjësisht Gjermania dhe Britania e Madhe, janë kundër heqjes së kompetencave ekzekutive në krimet e luftës dhe ato të profilit të lartë nga misioni i BE-së.
Në këtë pikë, strategjia, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta Tribuna ka lënë dykuptimësi. Aty thuhet se misioni i ri do të ketë kompetencë të plotë në rastet e profilit të lartë që janë duke vazhduar por përmendet se rastet e reja do të iniciohen pas një kërkese (nga institucionet vendëse).
Kërkesë megjithatë ky mision nuk do të duhet të ketë nga askush sa i përket veprimeve që çojnë në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Në bazë të strategjisë konfidenciale misioni do të jetë ekzekutiv në veprimet e në zbatimin e veprimeve që çojnë në realizimin e marrëveshjeve. Për më shumë, misioni do të ketë kompetenca shtesë të veçanta në komunat në veri të lumit Ibër
0 comments:
Post a Comment