Wednesday, January 1, 2014

Dhjetëra të lënduar në festë

Në Qendrën Emergjente në Prishtinë numri i personave të lënduar pas orës 24:00 nga plumbat qorr dhe mjetet piroteknike ka shkuar në dhjetëra.

Ejup Gorovci, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se pas orës ndërrimit të motmoteve numri apo fluksi i pacientëve që vizitojnë emergjencën është shumë i madh.
Ai ka thënë se tashëm mbi shtatë persona janë pranuar në këtë qendër si pasojë e goditjes së tyre nga plumbat qorr, një pjesë e të cilëve kanë marrë lëndime të rënda e lehta në disa pjesë të trupit, raporton KP. Dy pacientë sipas tij tashmë kanë humbur të pamurit.
“Tash veç pas ndërrimit të motmoteve veç kur fillon ajo euforia e festimit me armë zjarri dhe mjete piroteknike, që në minutat e parë pas mesnatës, filluan të vijnë njerëz me lëndime, më të vërtetë shumë serioze, ku disa të themi, të rinj të moshës kryesisht të re, ishin me lëndime nga plumbat qorr nga armë zjarri, aty veç shihen fotografit në rengenë, shihen plumbat apo predhat, në trupin njëri e ka në kokë që duhet t`i nënshtrohet operacionit dhe një e ka në kraharor, ndërsa disa të tjera kanë lëndime, djegie të fytyrës dhe syve dy pacientë deri tash kanë lëndime serioze të shikimit, lëndime të syrit dhe ç`rregullime në pamje”, ka thënë ai.
Në këtë Qendër Emergjente në QKU ambulancat nuk pushonin duke sjellë pacientë me lëndime të ndryshme nga të gjitha Qendrat e Kosovës.

0 comments:

Post a Comment