Tuesday, December 31, 2013

Afganistani, më keq se Vietnami

Më shumë se 12 vjet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës invaduan Afganistanin, mbështetja ka rënë nën nivelet e intervenimit amerikan në Irak dhe Vietnam, sipas një sondazhi ndërkombëtar të CNN.

CNN gjeti se vetëm 17 për qind e përkrahësve nuk kanë ndryshuar mendimin për ndërhyrjen në Afganistan, krahasuar me 52 për qind sa ishin në dhjetorin e vitit 2008.
Trupat e Shteteve të Bashkuara parashihen të qëndrojnë në Afganistan edhe për një vit tjetër, deri më 31 dhjetor të vitit 2014.
Inteligjenca Kombëtare së fundi vlerësoj parashikimet se përfitimet e deritanishme amerikane në Afganistan, mund të humbin deri në vitin 2017, nëse SHBA dhe Afganistani nuk arrijnë marrëveshjen për një pakt të ri sigurimi, që lejon qëndrimin e trupave amerikane edhe pas afatit të paraparë.
Megjithatë, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka nguruar nënshkrimin e një marrëveshje të re dhe presioni amerikan për ultimatum për nënshkrim të paktit para fundit të këtij viti, ka dështuar.
Ndryshe nga lufta në Irak dhe Vietnam, të cilat ishin nisur nën pretekste të dyshimta, arsyetimi për invadimin e Afganistanit si një përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit, ishte parë si e arsyeshme nga pothuajse i gjithë publiku amerikan.
Megjithatë, shifrat e knaqëshmërisë për Vietnamin dhe Irakun ishin më të larta se ato që gjenden në sondazhin e fundit për Afganistanin.
Miratimi i presidentit Lyndon Johnson për Vietnamin, arriti nivelin më ulët prej 27 për qind në një sondazh të Gallup dhe pika më e ulët për Nixon ishte edhe më e lartë.
Në anketën e Gallup, kishte dalë se 61 për qind e amerikanëve mendonin se lufta në Vietnam ishte gabim.
George Bush, në janarin e vitit 2007, kishte mbështetje 26 për qind për ndërhyrjen në Irak, derisa në prillin e vitit 2008, 63 për qind e amerikanëve mendonin se lufta në Irak ishte e gabuar, sipas shifrave të Gallup.
Edhe në sondazhet e tjera, kishin dalë shifrat se shumica e amerikanëve besojnë se lufta në Afganistan ishte gabim.
Një sondazh i muajit dhjetor i AP, tregoi se 57 për qind e amerikanëve thanë se invadimi ishte “gjëja e gabuar”, derisa 66 për qind thanë se nuk ia vlente lufta, në sondazhet e fundit të “Washington Post” dhe “ABC News”.

0 comments:

Post a Comment