Fshati Studençan, me mbi 700 shtëpi dhe rreth 4.000 banorë, është ndër më të mëdhenjtë në komunën e Therandës, kurse luftës për çlirimin e Kosovës iu bashkuan mbi 100 luftëtarë nga ky fshat.
Dallohet për tokën pjellore që ka, por edhe për rininë, e cila në çdo periudhë ka qenë nismëtare e shumë aktiviteteve dhe veprimtarive me interes qytetar e kombëtar në këtë trevë.“Në vitet e 60-ta, kur në Kosovë ishte i ndaluar përdorimi i flamurit kombëtar, të rinjtë nga ky fshat, në bashkëpunim edhe me rininë therandase, ishin pjesëmarrës të demonstratave masive për flamurin kombëtar, duke marrë pjesë edhe në ngritjen e këtij flamuri në qendër të Therandës, më 28 Nëntor të vitit 1968”, thotë Agron H. Tafaj, ish-komandant në UÇK dhe tash kryetar i nëndegës së OVL të UÇK-së në këtë fshat.
Nga Studençani i Therandës, për çlirimin e vendit, morën pjesë mbi 100 ushtarë të UÇK-së, jetën e dhanë 6 dëshmorë dhe 18 martirë, kurse gjak derdhën dhe plagë morën 20 pjesëtarë të ushtrisë sonë.
0 comments:
Post a Comment