Thursday, January 2, 2014

Serbia e pret me druajtje kapitullin 35 për Kosovën

Beograd, 2 janar - Serbia ka ambicie që më 2014 t’i fillojë bisedimet me BE-në për disa çështje, ka thënë shefja e ekipit negociator të Serbisë, Tanja Mishqeviç. Arritjen e këtij caku ajo e lidh me interesimin e Beogradit dhe Brukselit, ndërsa euroskeptikëve  u thotë se nga kjo do të ketë dobi, transmeton B92. . Sipas saj, në janar fillon shqyrtimi i kapitullit 35, kur për herë të parë do të bisedohet për përmbajtjen konkrete të tij, për të cilin, ka thënë ajo, as BE-ja e as Serbia ende nuk e dinë saktësisht se si do të duket.

Kapitulli 35 ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, përkatësisht me implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Mishqeviç, ka thënë se pos  kapitullit 35  do të hapen edhe kapitujt 23 i 24, që kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat  themelore, drejtësinë, lirinë e lëvizjes dhe të sigurisë etj.

Në kapitullin 35 bisedimet do t’i udhëheqin përfaqësuesit e politikës së jashtme të BE –së e nga pala serbe ato do t’i udhëheqë Aleksandar Vulin, ministri serb i ngarkuar për Kosovën

0 comments:

Post a Comment