Aleppo, 29 dhjetor - Edhe një shqiptar vritet në përleshjen e brendshme të Sirisë. Ai është Ebu Amar, njofton portali boshnjak “Vijesti Ummeta”.
Ky portal ka shkruar se ai ka humbur jetën në A’zat të Aleppos të Sirisë. Ende nuk dihet nëse ky është një shqiptar i Maqedonisë, i Kosovës apo Shqipërisë, por në profilin e portalit në Facebook ceket vetëm kjo: “Vëllai Ebu Amar, shqiptar”.
Fotografia e postuar më poshtë nuk preferohet për ta parë të miturit dhe personat e ndjeshëm.
Në muajin gusht ishte njoftuar se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Kështu kishte shkruar agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin duke nënvizuar se shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë."Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi. Në qershor ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur, ku i thuhej se Halili ishte vrarë në Siri. Maliqaj nuk pranoi të fliste për AFP-në. Nëna e Ermal Xhelos dëgjoi për angazhimin e djalit të saj në Siri vetëm kur trupi i 35 vjeçarit mbërriti në qytetin e lindjes, në Vlorë. Edhe ai kishte thënë se do shkonte të punonte në Turqi ", shkruan AFP.
Sipas saj, jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë po vërshojnë luftëtarët e xhihadit drejt Sirisë.
“Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin Assad dhe regjimin e tij, që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet të hezitojmë ne që të ndihmojmë sirianët,” thotë për AFP një 40 vjeçar nga Podujeva, që po bëhet gati për të udhëtuar për në Siri.
0 comments:
Post a Comment