Beograd, 30 dhjetor - Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ndërshtetërore ndërmjet Beogradit e Prishtinës, madje edhe nëse këtë marrëveshje do ta pranonte Kuvendi i Serbisë dhe ka shtuar se Brukseli duhet t’i përmendë menjëherë kushtet shtesë nëse i ka (për Kosovën, vërejtje e Koha. net.).
Ai ka mohuar që Asociacioni serb i komunave është emër tjetër për autonominë e serbëve në Kosovë, por ka shtuar, bëhet fjalë për definimin e autonomisë së serbëve në Kosovë.
Nikoliq ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë Kosovës por ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë asaj një autonomi substanciale.
0 comments:
Post a Comment