Këshilltarja komunale e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirie Avdiu, akuzohet për falsifikimin e njëmbëdhjetë notave dhe nënshkrimeve në lëndë të ndryshme gjatë studimeve për shkenca politike, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Ndryshe nga hera e parë kur Avdiu akuzohej për falsifikimin e notës dhe nënshkrimin e vetëm një note tek profesori Arben Hajrullahu, ajo tani akuzohet se ka kryer të njëjtën gjë edhe në dhjetë lëndë të tjera.“Koha Ditore” ka siguruar një dokument zyrtar, në të cilin konfirmohet se ekzistojnë dyshime në lidhje me falsifikimin e 11 notave dhe nënshkrimeve të profesorëve nga ana e saj. /Koha Ditore/
0 comments:
Post a Comment