kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Friday, February 7, 2014

Masë ndalimi prej 48 orësh për 31 të arrestuarit

Ilir Dedajt, Ylli Hoxhajt dhe 29 të arrestuarve të tjerë iu është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net avokati Tomë Gashi, i cili ka thënë se ky vendim është krejtësisht i kundërligjshëm.

“Prokurorja Fikrije Fejzullahu, prokurore e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ua ka shqyrtuar masën e ndalimit prej 48 orësh. Ky vendim është krejtësisht i kundërligjshëm dhe është keqpërdorim i drejtësisë”, ka thënë Gashi për Koha.net.

Ai ka thënë se aktiviteti i të arrestuarve, në veçanti i Ilir Dedës dhe Ylli Hoxhës, është i njohur, dhe ata nuk as nuk do të fshihen e as do të largohen nga Kosova.

Ndërkaq, prokuroja Fikrie Fejzullahu i ka thënë KTV-së se të ndaluarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar me pasoja të rënda”.

Sipas saj, Prokuroria ka prova se të ndaluarit kanë kryer këtë vepër penale. Por prokurorja nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cilat janë ato prova që ka prokuroria.

“Prokurori ka të drejtë t’i ndalojë personat derisa t’i sigurojë provat”, ka qenë përgjigja e prokurores Fejzullahu. Masë ndalimi prej 48 orësh për 31 të arrestuarit

Ukë Rugovës i gjenden qindra dokumente inkriminuese në shtëpi

Qindra dokumente, si fotografi personash të ndryshëm, kopje pasaportash, dëftesa vizash e zarfe me polica sigurimesh, janë gjetur në shtëpinë e Ukë Rugovës, të mërkurën. Prova të tjera të shumta që e lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga prokurori Allen Cansick, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

E ka bindur gjyqtaren Anna Adamska Gallant që t’ua caktojë masën e paraburgimit Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit.
Bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Asad Beqirajt, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri. Vendimi është marrë në orën 23 e 30 minuta të së enjtes pas një seance të gjatë që a nisur në orën 13, shkrua “Koha Ditore”.
Rugova është sjell në sallën e kinemasë, i mbuluar prej policëve të EULEX-it me qëllim që të mos fotografohej. Vetëm koka nga prapa i shihej. Flokët i ishin ngjitur për kokë gjatë gjumit që kishte bërë në qeli. Të paktën edhe 30 net të tjera do t’i kalojë aty.
Djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, pos krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë.

Vataj: Isa Mustafa nuk është akademik

Deputeti i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Ramë Vataj ka thënë se e ka dosjen e atyre që janë pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës pa meritë. Për të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk është akademik.Ai e ka një punim me tri faqe. Nuk mund të jetë pjesë e Akademisë. Janë avancuar njerëz që s’kanë vlerë as profesori, por janë pjesë e Akademisë. Unë kam fakte. Janë pranuar njerëzit në Akademi vetëm pse janë në LDK”, ka thënë Vataj në Interaktiv të KTV-së.

Sipas tij, njerëzit e LDK-së prijnë më mashtrime akademike, dhe PDK-ja insiston që të verifikohen gradimet që prej fillimit të viteve 90.
Vataj ka kundërshtuar kërkesën e opozitës së bashkuar për shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi.
Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi ka thënë se nuk do të hiqet dorë nga kjo kërkesë, raporton “Koha”.
Vataj është pyetur edhe për regjistrimin e djalit të tij në Mjekësi si shtetas i huaj (francez) jashtë kuotave.
Edhe pse ka pranuar se kjo është bërë me një vendim të Ministrit dhe pa provim pranues, ai ka thënë se është patriotike që dikush të kthehet nga Franca dhe të studiojë në Kosovë

Për dhunën ndaj studentëve, “fajtorë” edhe protestuesit?

Analistët kosovarë kanë theksuar për Telegrafin se dhuna e përdorur nga Policia e Kosovës ndaj studentëve protestues, ka qenë e tepruar. Sipas tyre, një situatë e tillë do të evitohej nëse rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, do të kishte dhënë dorëheqje.

Analisti Imer Mushkolaj tha se prania e Policisë së Kosovës ka shkaktuar tension dhe nervozizëm tek protestuesit. Sipas tij, Policia e Kosovës nuk do të duhej të ishte duke e mbrojtur Rektoratin e UP-së.
“Pse ka nevojë policia të mbrojë Rektoratin. Kënd po e mbron? Po e mbron rektorin i cili është dashur që moti të largohet nga pozita e tij, nëse jo për ndonjë arsye tjetër, të paktën për arsye morale. Nëse thirrjet akademike i ka fituar duke botuar punime shkencore nëpër revista të paqena, atëherë ai duhet të dorëhiqet, duke pranuar që t’i nënshtrohet komisioneve vlerësuese, por jo komisioneve të cilat vetë i ka formuar”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Bexhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, theksoi se protesta ka filluar në mënyrë të qetë, mirëpo sipas tij, rrjedha e protestës ka ndryshuar pas tentimit të studentëve që të hyjnë në brendi të Rektoratit, ku policia për t’i neutralizuar protestuesit ka filluar të përdor sprej.
Ai tha se sjelljet e protestuesve kanë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.
“Unë mendoj se një pjesë e përgjegjësisë për situatën e krijuar bie edhe mbi protestuesit, të cilat i kanë tejkaluar kufijtë e një proteste paqësore. Nuk ka pasur asnjë nevojë të ndodh përplasja në mes Protestuesve dhe policisë. Konsideroj që studentët protestues do të duhej të protestonin sikurse herëve tjera”, ka thënë Shala për telegrafin.

 Qindra studentë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur të enjten para Rektoratit për të kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Gjatë tentimit të studentëve për të hyrë në brendi të rektoratit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë përdorur sprej për t’i larguar ata, ku si për pasojë disa studentë janë detyruar ta marrin ndihmën mjekësore

Tuesday, January 28, 2014

Ivanoviqit një muaj paraburgim, transferohet në Prishtinë

Kosova i harron në Shqipëri eksponatet e familjes Jashari

Rreth 25 mijë mësimdhënës do t’iu kthehen studimeve

Policia u kërkon studentëve zhbllokimin e Rektoratit

Prishtinë, 28 janar -  (E plotësuar)Nga vendi i ngjarjes, para Rektoratit të UP-së, raportohët se kanë filluar të arrijnë përforcime policore, që është shenjë se policia mund të ndërhyjë për zhbllokimin e tij.

 Prishtinë, 28 janar -  (E plotësuar) Dhjetëra studentë vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Rektoratin e UP “Hasan Prishtina”, të vendosur aty që para orës tetë. Ata po kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
Isa Hasani nga lëvizja “Studim, Kritikë, Veprim”, i ka thënë KTV-së se ata janë të vendosur me kërkesat e tyre që rektori Gashi të dorëhiqet, të nisë një hetim për stafin akademik të UP-së pas skandalit të fundit, si dhe politika të mos ndërhyjë në punën e universitetit nëpërmjet këshillit drejtues të UP-së.
Dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në hyrje të Rektoratit dhe kanë kërkuar nga studentët që të zhbllokojnë rrugën. Policia ka thënë se studentët nuk e kanë paralajmëruar protestën. Rektori Gashi nuk ka mundur të shkojë në vendin e tij të punës.Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar) Policia, që ndodhet para objektit të Rektoratit të UP, të bllokuar që në mëngjes nga studentët, ka kërkuar prej tyre të lirojnë hyrjen e personelit nëpër zyra. Por, protestuesit thonë se do të presin orën 16, pa e sqaruar pse deri atëherë. Policia thotë se protesta nuk është e paralajmëruar, që këtyre u jep të drejtën e shpërndarjes së saj forcërisht. 
  08:31-Bllokohet Rektorati, studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit

Prishtinë, 28 janar – Punonjësit e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” s’kanë mundur sot të hyjnë zyrat e tyre. Rektoratin e kanë bllokuar studentët, të cilët me pankarta kërkojnë dorëheqjen e rektorit, këto ditë të përfolur jo vetëm nëpër medie për mungesë ose dyshime aftësish shkencore. Pankartat, por edhe brohoritjet e disa dhjetëra studentëve, të organizuar nga Organizata Studentore për Barazi SKV – “Studim, Kritikë, Veprim”, pastaj Klubi i Studentëve dhe Studentët e Ulqinit në UP kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi. “Ibrahim hup!”, shkruan në njërën nga pankartat, kurse në të tjerat “UPrish”, Rektor 0 (zero) punim shkencor”, “Jo këshill drejtues, autonomi”.

Ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuar hyrjen në Rektorat.
Policia është aty, por nuk ka ndërhyrë.

Monday, January 27, 2014

Akuza për tenderin 10 milionësh të BE-së

Konzoricumi italiano-serb "Culligan Italiana S.p.A. & Lad Group Doo" nuk po arrin as me një vit vonesë ta përfundojë njërin nga projektet më të mëdha të Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë për zgjerimin e fabrikës për trajtimin e ujërave në Shipol të Mitrovicës.
Për shkak të këtyre vonesave ka plasur edhe sherri mes konzorciumit fitues të tenderit në vlerë prej rreth 10 milionë euro dhe nënkontraktorit, përkatësisht kompanisë kroate “Zagorje Tehno Beton”(ZTB). Kjo e fundit po akuzohet se nuk i ka kryer punimet në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe është vonuar në ekzekutimin e punimeve.
Në anën tjetër, kompania kroate është ankuar se konzoricuimi italiano-serb i ka mbetur borxh prej hiç më pak se 633 mijë euro, pa e përfshirë këtu edhe mospagesën e TVSH-së. Gazeta “Zëri” muaj më parë kishte raportuar se kompania kroate ZTB ka fituar edhe një tjetër tender në vlerë prej 7 milionë euro nga BE për ndërtimin e shkollave dhe hallave sportive në komuna të ndryshme të Kosovës, përderisa ka ankesa për vonesë 20 mujore në përfundimin e punimeve dhe cilësi të ulët të punimeve.
Një vit vonesë në përfundim të punimeve
Konzorciumi italiano-serb në vitin 2011 kishte nisur punimet për zgjerimin e fabrikës për trajtimin e ujërave në Shipol të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fituese e tenderit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë në vlere prej 9,738,000 euro. Projekti që kishte për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për më shumë se 250 mijë banorë të regjionit të Mitrovicës, ku përfshihen edhe komuniteti serb, romë, boshnjak dhe turk, është dashur të përfundojë në janar të vitit 2013. Mirëpo, as me një vit vonesë, ky projekt nuk është finalizuar ende.
Millosh Markoviq, drejtor ekzekutiv i kompanisë nga Beogradi “Lad Group”, e cila bashkë me kompaninë italiane ka fituar këtë tender vite më parë, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se gjatë realizimit të projektit kanë dalë punë shtesë dhe vendosja e pajisjeve të reja,në marrëveshje me punëdhënësin(Komisionin Evropian).
Sipas tij, tashmë projekti është në fazën përfundimtare, ku të gjithë komponentët e procesit janë dorëzuar dhe madje edhe manuali udhëzues për operimin e uzinës dhe trajnimin e stafit vendor është zhvilluar dhe miratuar, ndërsa punimet përfundimtare për peizazhin, riparimin e rrugëve, etj, janë duke vazhduar paralelisht me testet për thatësinë dhe lagështinë e pajisjeve elektromekanike.
“Duke pasur parasysh se të gjitha procedurat dhe punët janë kryer nën mbikëqyrje dhe në përputhje me kontratën, nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me qëllimin final të projektit dhe datën e fundit të realizimit, e planifikuar për në pranverë të vitit 2014”, ka sqaruar Markoviq.
Ai ka shtuar se projekti në fjalë është shumë kompleks dhe komunikimi me mbikëqyrësit, inxhinierët dhe punëdhënësit ka qenë gjithmonë në mirëbesim, për hir të realizimit të suksesshëm të projektit. “Kontraktori operon sipas standardeve më të larta në mënyrë që të plotësojë kërkesat strikte të Komisionit të BE-së”, shprehet ai.
Akuza mes kontraktorit dhe nënkontraktorit
Megjithatë, Markoviq konfirmon telashet me kompaninë kroate Zagorje Tehnobeton, e cila ka qenë e angazhuar si nënkontraktore në këtë projekt.
“Bashkëpunimi ynë me “Zagorje Tehnobeton”, si një nënkontraktor, për miratimin e punimeve civile, përfundoi në mes të vitit 2013, pasi që ky nënkontraktues nuk i ka plotësuar standardet e kërkuara të përcaktuara me kontratë dhe është vonuar në ekzekutimin e punimeve”, sqaron Markoviq.
Ai ka bërë të ditur se problemi kryesor për ndërprerje të kontratës ka qenë se rezervuarët e betonit, të cilat punime i ka realizuar nënkontraktori, nuk ishin rezistentë ndaj ujit për shkak të instalimit të pakujdesshëm të betonit.
“Nënkontraktori ka dështuar për të ekzekutuar një riparim cilësor të punëve në rrjedhjet e ujit.
Pas përfundimit të nënkontratës, ne kemi arritur me sukses për të kompensuar vonesat e ndërmjetme dhe riparimin e rrjedhjeve të shkaktuara nga “Tehnobeton”, me angazhimin shtesë të personelit të kontraktuesit. Deri në këtë moment,testimi përfundimtar i padepërtueshmërisë së ujit është në zhvillim e sipër si pjesë e testimeve”, ka nënvizuar ai.
Gazeta “Zëri” në lidhje me këtë çështje i ka dërguar pyetje edhe zyrtarëve të kompanisë kroate “Zagorje TehnoBeton”, mirëpo ata nuk janë përgjigjur. Mirëpo, muajin e kaluar gazeta “Zëri” kur kishte raportuar për vonesat e kompanisë kroate në projektin për ndërtimin e shkollave dhe hallave sportive, zyrtarët e e Zagrorje Tehno Beton pavarësisht se nuk ishin përgjigjur për më shumë se dhjetë ditë në pyetjet e gazetës, kishin dërguar një reagim duke thënë se në Kosovë përmes investimeve dhe projekteve vetjake kanë investuar 8 milionë euro.
Në këtë reagim konfirmohej se kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej rreth 1.9 milionë euro në projektin e fabrikës së ujit në Shipol të Mitrovicës, përderisa, siç thuhej në reagim, punëkryerësi kryesor(konzorciumi italiano-serb) i ka mbetur borxh rreth 633 mijë euro, si dhe nuk i ka paguar shumën e plotë të TVSH-së, e cila në vlerë e përmendur të punëve të kryera është 302.456 euro. “Shpenzimet e përgjithshme bruto të këtij projekti për Zagorje Tehno Beton janë 3.1 milionë euro, kurse deri më tani punëkryerësi kryesor na ka paguar 1.450.000 euro”, bëhej e ditur mes tjerash në këtë reagim të ZTB.
Mirëpo, Markoviq thotë se drejtues të kompanisë ZTB nuk është pajtuar me vendimin për ndërprerje të kontratës, me ç’rast këtë çështje e adresuan në Gjykatë, e cila është deklaruar jo kompetente dhe anuloi procedurën ligjore.
“Deri më sot, ne nuk jemi informuar zyrtarisht nëse nënkontraktori ka iniciuar procedurën kontestimore para institucionit të autorizuar, ose dorëzuar një padi, duke pasur parasysh natyrën dhe madhësinë e punëve të papërfunduara dhe punët me defekte që duhet të riparohen, si dhe dëmet e vonesës dhe fakti që pjesa më e madhe e vlerës së kontraktuar, i është paguar nënkontraktorit, ne nuk presim një ankesë të tillë në të ardhmen”.
Fabrika e gatshme në gjysmën e dytë të 2014
Në anën tjetër, në përgjigjet e dërguara nga Zyra për informim e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, thuhet se në këtë kontratë janë
ballafaquar me disa vështirësi të paparashikuara gjatë implementimit si: Riparimi i rrjedhjeve në kanalin e ujit të “Iber Lepencit”, i cili gjithashtu shërben si ujë hyrës për fabrikën e ujit. Përveç kësaj, sipas Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, më kërkesë të përfituesit, që është Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, janë bërë ndryshimet për të mundësuar më tepër një metodë më efikase të përpunimit të ujit që do të inkorporoheshin në një fazë më të vonshme.
Pavarësisht këtyre vonesave në projekt, financuesit e këtij projekti thonë se janë të kënaqshëm me punën e nënkotraktorit, ndërsa nuk komentojnë pse është angazhuar kompania kroate, e cila ka dështuar t’i kryejë me kohë punimet edhe në projektet tjera të financuara nga fondet evropiane.
“ Konsorciumi "Culligan Italiana S.p.A. & Lad Group Doo" është i vetmi partner kontraktual për KE, i cili mbetet tërësisht përgjegjës për projektin. Nuk i takon Zyrës së BE-së të komentoj për palët e treta, me të cilat ata kanë vendosur të punojnë”, ka deklauar zyrtarët e KE-së në Prishtinë.
Drejtuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë kanë shtuar se fabrika e ujit është aktualisht funksionale dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, kapaciteti shtesë i fabrikës pritet të jetë i gatshëm në gjysmën e dytë të vitit 2014.
Drejtori i Ujësjellësit: S’ka arsye për vonesa
Faruk Hajrizi, drejtor i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Mitrovica, ka konfirmuar për gazetën se kanë bërë kërkesë për punë shtesë në projekt, përkatësisht ndërtimin e Njësisë së Ozonit (O3) për luftimin e baktereve me ozon.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj njësie nuk ka zgjatur më shumë se 15 ditë dhe ky sigurisht, siç ka thënë ai, nuk ka qenë arsye për t’u vonuar një vit lëshimi i fabrikës së re të ujit në Shipol.
“As puna tjetër, apo vështirësitë që kanë dalë gjatë implementimit të projektit, siç është riparimi i rrjedhjeve në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, që shërben si ujë hyrës për fabrikën e ujit nuk ka marrë shumë kohë për t’u vonuar një vit, pasi që është riparuar vetëm një pjesë e kanalit”, ka pohuar Hajrizi, duke potencuar se tani kur janë siguruar edhe pajisjet e nevojshme, afati i fundit për t’u lëshuar Fabrika për përpunimin e ujit në Shipol është 12 prilli i këtij viti.
Drejtori i Ujësjellësit të Mitrovicës sqaron se fabrika e Ujit në Shipol një vit do të mbikëqyret nga Komisioni Evropian,ndërsa pas një viti fabrika do t’i dorëzohet Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Mitrovica.
“Fabrikën, e cila ka kapacitetin prej 700 litra në sekondë do ta pranojmë vetëm nëse është konform standardeve evropiane”, shprehet ai.
Tenderët milionësh të kompanisë kroate në Kosovë
Përndryshe, gazeta “Zëri” në dhjetor 2013 ka publikuar një tekst në dy vazhdime, ku jepeshin fakte se si fondi prej 7 milionë euro i Komisionit Evropian po keqpërdoret nga kompania kroate “Zagroje Tehnobeton”(ZTB).
Kjo e fundit në vitin 2010 kishte fituar tenderin për ndërtimin e shkollave dhe hallave sportive në komuna të ndryshme të Kosovës, pas zotimeve të ofruara për realizimin e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe cilësisë sipas standardeve evropiane.
Mirëpo, tre vjet pas përfitimit të njërit nga projektet më të mëdha evropiane në vend, as zotimi i parë e as i dyti nuk janë përmbushur nga kontraktori kroat, duke e nxjerrë kështu në pah keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve evropianë.
Nxënësit në këto rajone vazhdojnë të mësojnë nëpër “shkolla gërmadha”, të cilat nuk i plotësojnë as kushtet minimale për zhvillimin e procesit arsimor, derisa shkollat e reja vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndonëse për to shiriti ishte dashur të pritej para një viti e gjysmë.
Punimet e kryera në objektet e reja shkollore janë të një cilësie të ultë, ku në ditët me shi ato shndërrohen në “pishina”, pasi që uji depërton brenda.
Ish-drejtori i “Zagorje Tehnobeton”, Miroslav Buniq, ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet policore kroate në aferën HAC (autostradave kroate) nën dyshimin se ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratave fiktive.
Hetuesit pretendonin se kompanitë nënkontraktuese i kanë paguar rreth 4 milionë euro në llogari të një kompanie çeke, në mënyrë që HAC t’i angazhojë në kryerjen e punimeve dhe t’i privilegjojë në pagesën e borxheve.
Gazeta kroate “Jutarnji List” në edicionin e 13 nëntorit të 2013 shkruante se pas qëndrimit përreth një muaj në paraburgim, Buniq dhe pesë të dyshuar të tjerë në këtë aferë u liruan nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Qarkut në Zagreb.Ai më 14 nëntor 2013 ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i kompanisë “Zagorje Tehnobeton”.

Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Hondurasit (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit presidencial të Presidentit të Republikës së Hondurasit, zotëri Juan Orlando Fernandez Alvarado.
Në ceremoninë e inaugurimit Presidencial, në kryeqytetin Tegucigalpa, morën pjesë presidentë dhe udhëheqës të shteteve të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Honduras, gjatë ditës së djeshme, u takua me presidentin e zgjedhur Juan Orlando Fernandez Alvarado, kurse gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me Presidentin e Panamasë dhe ministrin e jashtëm të El Salvador.

Kuvend, të enjten ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të mbajtur të hënën, ka vendosur që këtë të enjte të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit, ku, pas shtrimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët në këtë seancë do të ratifikojnë edhe dy marrëveshje ndërkombëtare.

“Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive, si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua dhe financim ndërmjet KFW Frankfurt Am Main, Republikës së Kosovës dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSST, për përmirësimin e rrjetit të transmisionit”, bën me dije Kryesia e Kuvendit përmes një komunikate për media.

Në të njëjtën seancë, Kryesia njofton se deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë shtatë projektligje të tjera: Projektligjin për shërbimin gjeologjik të Kosovës, Projektligjin për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese, Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, Projektligjin për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, Projektligjin për armë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

EULEX kërkon paraburgimin e Ivanoviqit

Mitrovicë, 27 janar(E plotësuar)Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë me dije se të hënën gjatë ditës, Oliver Ivanoviq është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, me marrëveshje paraprake në mes të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dhe përfaqësuesit ligjor i Oliver Ivanoviqit.
“Prokurori pastaj ka zhvilluar një intervistë me Oliver Ivanoviqin, si i dyshuar në një hetim për krime të luftës, së bashku me akuzat për vrasje të rëndë të kryer pas konfliktit. Intervista ka përfunduar dhe prokurori ka ekzekutuar urdhrin për arrestim, dhe është duke kërkuar nga gjykata që të marrin në konsideratë kërkesën për paraburgim”, bën me dije EULEX përmes një njoftimi për media, raporton Koha.net.
Aktualisht, siç njofton EULEX, kërkesa për paraburgim i është paraqitur gjykatës “dhe kjo është e gjitha që mund të themi për momentin”.
SDP: Ivanoviq  s’është arrestuar, i është përgjigjur ftesës së EULEX-it

Mitrovicë, 27 janar – (E plotësuar) Nga selia e Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia’ (SDP) pohohet se lideri i saj, “Oliver Ivanoviq nuk është arrestuar, por  si një qytetar i përgjegjshëm i është përgjigjur ftesës së EULEX-it për të dhënë deklaratë”, thuhet në kumtesën  për medie, transmetojnë mediet e Beogradit.“Kjo ftesë absolutisht ka prapavijë politik e me qëllim të krijimit të baraspeshës me arrestimet nga radhët e shqiptarëve”, vazhdon komunikata, sipas të cilës kjo pa dyshim synon  edhe krijimin e frikës dhe  të destabilitetit në gjithë komunitetin serb në Mitrovicë.

Berisha kundër “Jugosllavisë së re” pasi dominohet nga serbët

sh-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për herë të parë për një projekt që është përfolur shumë muajve të fundit, atë që quhet “Jugosllavia e Re”.

Në deklarimin e tij në faqen e tij të Facebook, Berisha ka kujtuar se si vitin e kaluar në disa takime rajonale është diskutuar për krijimin e një nisme të re që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Kjo nismë, sipas Berishës, është iniciuar nga Mali i Zi dhe mbështetur fuqimisht nga komisioneri Stefan Fule, ndërkaq nisma ka institucionet e veta si Asamblenë Parlamentare dhe ekzekutivin (sekretariatin) e vet etj., etj., dhe synon lehtësimin e integrimit evropian të këtyre vendeve.

“Në Beograd nisma është pritur me ngazëllim dhe rëndom në qarqe politike, media, shoqëri civile flitet me nostalgji nga neo-jugosllavet për krijimin e Jugosllavisë së re. Nuk më duket se është rasti për një Jugosllavi të re por në të vërtet të gjitha rrugët e nismës të çojnë në Beograd. Ne, para zgjedhjeve, dhe Kosova, e kemi kundërshtuar këtë nismë e cila de fakto ka për kryeqendër të saj Beogradin dhe përjashton Kroacinë dhe Slloveninë”, ka thënë Berisha, transmeton Koha.net. Ai mendon se kjo nismë do të zgjonte demonët e nacionalizmave. “Mirëpo ajo është pëlqyer nga vendet e tjera, të cilat për arsye të ndryshme duan të ndjehen më afër “Little big brother-it” të tyre. Pas zgjedhjeve, “kodi i heshtjes” ka mbuluar qëndrimin e qeverisë shqiptare si për çështje të tjera edhe për këtë çështje”.

“Problemi bëhet shqetësues sepse pas anulimit të papritur, mbasi ishte nisur, të vizitës së Ramës nga Beogradi, burime diplomatike njoftojnë se nisma do jetë në axhendën e diskutimeve Rama - Daçiç në shkurt, në Beograd. Gadishulli ynë mund të stabilizohet vetëm si rajon i shteteve të barabarta dhe jo nëpërmjet dominancës serbe, e cila është provuar tashmë si një nga eksperimentet më tragjike për vendet e tij. Vendet tona kanë nevojë të kenë si kryeqytet të dytë Brukselin dhe jo Beogradin. Nisma e Ballkanit Perëndimor 6 është thjesht nonstarter”, ka theksuar Berisha në postimin e tij në Facebook.

Thaçi: Shpresojmë të kemi takim konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur shpresën se takimi i tij i sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, do të jetë “konstruktiv”.Duke folur para gazetarëve sot në Bruksel, Thaçi ka theksuar se “shpresojmë se do të kemi një takim që do të rezultojë me të arritura konkrete, në veçanti në fushën e funksionalizimit të sistemit të drejtësisë”, raporton REL.
Më tutje ai ka theksuar se do të vazhdoj diskutimi për hapat e mëtejshëm të impelementimit të të gjitha marrëveshjeve, “që i kemi arritur deri më tani në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.
Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se “tash, çështjet janë më të lehta, pas funksionalizimit të katër Kuvendeve Komunale edhe në veri dhe zgjedhjes së tre kryetarëve atje, ndërsa më 23 shkurt do të zgjedhet edhe kryetari i ri në veri të Mitrovicës”.
Aktualisht në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, po takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa pas tij në radhë është takimi Ashton – Thaçi, e pastaj fillon takimi tripalësh, Ashton – Thaçi – Daçiq.
Nisin takimet në Bruksel

Bruksel, 27 janar - Në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, në Bruksel, aty kah ora 18-të, ka filluar takimi ndërmjet përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Pas bisedimeve me Daçiqin, Ashton do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, e pastaj pritet edhe takimi i përbashkët, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Ashton, raporton REL.

Ndërkaq Ashton, para takimit ka deklaruar se palët do të vazhdojnë bisedimet për zbatim të marrëveshjes së prillit.

“Takimi mbahet pas konstituimit të suksesshëm të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe palët do të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes së arritur në prill të vitit të kaluar, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Ashton në prag të takimit të sotëm, transmeton DW.

E Kryeministri i Serbisë, Daçiq, thotë se në këtë moment nuk ka elemente të mjaftueshme për një marrëveshje të re dhe se në vazhdim do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

“Duhet të përfundojmë bisedimet për aspektet juridike dhe statutin e bashkësisë së komunave serbe. Ka dhe çështje të tjera për të cilat ekziston marrëveshje parimi dhe të cilat presin zbatimin: si energjia, telekomi etj. Por ka dhe tema të tjera që duhet të hapen, si pasuria dhe pronat, pozita e Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimia kulturore. Në rend dite do të jetë edhe çështja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kushtet për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje. Të gjitha këto tema duhet të hapen në takimet e radhës”, thotë Daçiq.Ky është takimi i 21-të i deritashëm i të dy kryeministrave, ndërsa i pari këtë vit, në të cilin pritet të diskutohet për aspekte të implementimit të marrëveshjes nga prilli i vitit të kaluar.

Saturday, January 18, 2014

Shefqet Krasniqi qan dhe lutet për shi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, gjatë faljes së namazit të xhumasë u lut sot që të bjerë shi.

Pas

thatësirave të fundit në Kosovë dhe rënies së nivelit të ujit në liqene, e në një kohë kur dimri i ngjan verës, hytben e tij e mbajti me lotë në sy me kërkesën që të gjithë t’i luten Zotit për shi.

Sa janë serioze "kërcënimet" e veteranëve të UÇK-së?

Edhe pse disa herë janë "kërcënuar" se do të formojnë parti politike nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) deri më tani nuk e ka bërë këtë gjë.

"Shantazhet" e vazhdueshme drejt ekzekutivit kosovar janë më tepër "matje e pulsit" sesa pritje për ndonjë veprim konkret të tyre, ka vlerësuar analisti Bexhet Shala.
Ndërsa, i pari i organizatës, Muharrem Xhemajli, tha për Telegrafin se përfoljet e ditëve të fundit se veteranët do të formojnë parti politike janë produkt mediatik.
Ai theksoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të cilat janë artikuluar tash e katërmbëdhjetë vite do të detyrohen që ta ndryshojnë formën e përfaqësimit të interesave të veteranëve të luftës. "Ne kërkojmë që Ligji për Vlerat e Luftës të kalojë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Xhemajli.
Analisti Bexhet Shala, theksoi se nuk është hera e parë që veteranët e UÇK-së dhe organizatat të cilat i përfaqësojnë interesat e tyre po flasin me këtë gjuhë në raport me institucionet e Kosovës. Shala tha për Telegrafin që formimi i një subjekti politik në këtë kohë nuk është "ide fort e qëlluar”.
“Unë mendoj se veteranët e UÇK-së janë të ndarë në disa parti politike, dhe vota e tyre është e ndarë në disa tabore, shumica e tyre janë në PDK dhe AAK, pjesa tjetër nëpër parti tjera. Formimi i një subjekti politik nuk do t'i grumbullonte automatikisht veteranët e UÇK-së rreth asaj platforme”, ka thënë Shala për Telegrafin.
Në anën tjetër, dhjetëra veteranë të UÇK-së, nën organizimin e Këshillimit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, kanë protestuar një ditë më parë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar të drejtat e tyre.Gjatë protestës e cila zgjati rreth një orë, veteranët dhe përkrahësit e tyre, u munduan hyjnë në Kuvendin e Kosovës, por u tërhoqën pasi kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që të takoheshin me të

Tërmkolli: Isa Mustafa e urrente Ibrahim Rugovën

Partia e Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet në kundër-ofensivë. Melihate Tërmkolli, anëtare e Kryesisë së AAK-së, i është përgjigjur akuzvave ndaj Ramush Haradinajt bërë së fundi nga LDK-ja dhe Donika Gërvalla, e afërt me këtë parti.

Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Tërmkolli tha se akuzat e tilla e kanë burimin në Beograd, dhe se bëhen nga ata që nuk e duan kthimin e Haradinajt si kryeministër i Kosovës.

Ajo ka folur edhe për akuzat e mëhershme të Gazmend Muhaxherit ndaj AAK-së, duke thënë se ai ka qenë një njeri që ka punuar kundër Rugovës. Për më tepër, ish-anëtarja shumëvjeçare e LDK-së tha se as kryetari aktual i saj, Isa Mustafa nuk i ka pasur punët mirë me Rugovën.

“Isa Mustafa e ka urrejtur Ibrahim Rugovën. E ka urrejtur. Ai bashkë me Bujar Bukoshin i kanë ndalë paratë që duhej të vinin për LDK-në. Ato nuk na duheshin për të blerë vetura luksoze, por për të ngritur zërin për Kosovën”, ka thënë Tërmkolli.

Sipas saj, është e ditur botërisht se Mustafa ka qenë pjesë e sistemit të Rrahman Morinës, kur shqiptarët e Kosovës janë diskriminuar masivisht.

Të dyshuarit për terrorizëm planifikonin rrëmbime dhe vrasje

Prishtinë, 18 janar - Policia e Kosovës kishte marrë informata se Bujar Behrami dhe Genc Selimi po përgatisnin rrëmbimin dhe vrasjen e një qytetari serb nga rajoni i Vushtrrisë. Hetimi kishte zbuluar se ata përbënin një grup të rinjsh me prirje radikale fetare. Të gatshëm për të kryer sulme terroriste, siç janë cilësuar nga Prokuroria.  Për këtë kanë blerë edhe armë adekuate si snajper e eksploziv TNT. 

Prokuroria vazhdon të kryejë hetime kundër Genc Selimit, Nuredin Sylejmanit, Valon Shalës, Ardian Mehmetit, Musli Hysenit, Fidan Demollit dhe Bekim Mulollit. Ata dyshohen se duke u përgatitur për të kryer vepra të rënda të lidhura me terrorizëm e që ishin të nxitura nga motivet e urrejtjes racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar. Atyre u është vazhduar paraburgimi deri më 5 shkurt. Ky grup të rinjsh është arrestuar në kohën kur kosovarë të shumtë janë duke luftuar në Siri. Dyshohet se janë bërë pjesë e grupeve terroriste. Disa ditë pas arrestimit, dikush që veten e kishte quajtur Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë kishte kërcënuar Policinë me “sulme të dhimbshme”. Prokuroria pretendon se është zbuluar nga cili grup është lëshuar, por nuk janë identifikuar individët.

Rastin e këtyre të rinjve të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste e ka marrë EULEX-it. Prokurori special i këtij misioni, Robert Kucharski është në krye të hetimit. Prokuroria nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare pritet të kërkojë nga Facebooku dhe Microsofti për të marrë të dhënat e komunikimit të tyre elektronik.

(Si u zbulua grupi, cilat ishin synimet e tij, ç’thotë Prokuroria për këtë rast, etj. gjerësisht shkruan sot Koha Ditore)     

. Serbët e Kosovës pritet të votojnë në zgjedhjet e Serbisë

Beograd, 18 janar – Por qe se shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi., edhe serbët nga Kosova mund të dalin në zgjedhje, shkruan sot “Novosti”, transmeton Koha, net.

Tuesday, January 14, 2014

Zgjedhjet, në fund të shkurtit

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore do të përsëriten për shkak se kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Kërstimir Pantic, ka dështuar ta japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Ky është vlerësimi i MAPL-së me rastin e përfundimit të vlerësimit të ligjshmërisë për seancat inauguruese të mbajtura në komunën e Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se është në kompetencën e presidentes Atifete Jahjaga shpallja e zgjedhjeve të përsëritura në Mitrovicën veriore. Mirëpo ajo ka thënë se, duke i pasur parasysh afatet ligjore, zgjedhjet në këtë komunë pritet të mbahen kah fundi i muajit shkurt.
“Është në kompetencën e presidentes Jahjaga ta shpallë datën e zgjedhjeve të përsëritura në Mitrovicën veriore, por duke i marrë parasysh afatet ligjore besoj se kah fundi i shkurtit do të mbahen zgjedhjet. Pra, sipas afateve, zgjedhjet e përsëritura duhet të mbahen brenda 30 apo 45 ditëve. KQZ-ja e ka obligim t’i mbajë zgjedhjet kur do që ato të mbahen”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.
MAPL-ja ka konstatuar që kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë përfunduar me sukses dhënien e betimit dhe që mund të vazhdojnë ta realizojnë mandatin e tyre në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Tahiri në Bruksel, në takimin e grupeve punuese

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për të marrë pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Mustafa: Ndihma për maternitetin, vetëm fillimi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për Telegrafin theksoi se ndihma prej 100 mijë eurosh e dhënë për maternitetin e Luginës së Preshevës nga dy qeveritë shqiptare është sinjal i mirë se mbështetja e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e asaj ane.

Sipas tij, kjo është vetëm fillimi, dhe se pret që tashmë do të mbështeten edhe projekte tjera në Luginë të Preshevës, duke shtuar se, edhe përfaqësuesit politikë të asaj ane do të japin propozime konkrete për përkrahjen e projekteve tjera me rëndësi në Luginë.
“Ne tash e tutje do të bëjmë propozimet tona se çka mund të mbështetet, sepse deri më tani nuk kemi qenë më të kufizuar, dhe konsideroj se tashmë rruga është hapur për një gjë të tillë dhe kjo është një zhvillim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.
Të shtunën në takimin në mes dy qeverive shqiptare (Kosovës dhe Shqipërisë), të mbajtur në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit është vendosur që të ndahen 100 mijë euro për maternitetin e Preshevës dhe të krijohet një fond për mbështetjen e projekteve në Luginën e Preshevës.

Monday, January 13, 2014

ronaldo fiton topin e art

ronaldo fiton topin e art VIDEO

RONALDO FITON TOPIN E ARSHT


Hoxhiq: Veprimet e Panticit, papërgjegjësi ndaj qytetarëve

Ish-kandidatja për kryetare të veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka komentuar veprimet e Krstimit Pantic, duke thënë për Telegrafin se këto veprime tregojnë papërgjegjësi të plotë të tij në raport me qytetarët e asaj pjese.

Sipas saj, nuk ka asnjë arsye logjike pse ai nuk do të duhej ta nënshkruante deklaratën e cila e legjitimon si kryetar i komunës.
“Marrëveshja në mes Prishtinës dhe Prishtinës, e arritur në Bruksel më 19 prill të vitit të kaluar, e përcakton se kryetarët e komunave duhet të betohen mbi simbolet e Republikës së Kosovës, njëjtë sikur kolegët e tyre në komunat tjera”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Hoxhiq, në rast të përsëritjes së zgjedhjeve në komunën Mitrovica e Veriut, nuk e ka mohuar mundësinë që përsëri të jetë pjesë e garës për të parin e komunës. “Ekziston mundësia, nuk e përjashtoj atë opsion, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë definitive”, ka shtuar ajo.
Pantic në deklaratën e tij për media ka përsëritur se nuk ka nënshkruar deklaratën me të cilën do të merrte detyrën e kryetarit të komunës Mitrovica e Veriut, sepse në të ishin stema dhe simbole të tjera të Republikës së Kosovës.
I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk do të jetë në krye të komunës, Pantic ka thënë se “sigurisht se nuk do të jetë kryetar i ndonjë komune në Kosovën e pavarur”

Përsëri ndërpritet mbledhja KK-së së Malishevës

Edhe të hënën për herë të tretë radhazi, është ndërprerë seanca e mbledhjes së parë të rregullt e punës, së Kuvendit të Komunës në Malishevë, për shkak të mungesës së kuorumit në sallë.

Në këtë seancë, është e paraparë që të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës. Mbledhja është ndërprerë, pasi opozita, përsëri ka bojkotuar seancën.
Në këtë mbledhje, ka mbajtur një fjalim edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i cili tha “E pashë të arsyeshme ta marr fjalën, për shkak të rrethanave të krijuara në KK. Unë kam dëshirë të kem përkrahjen e të gjitha subjekteve, pasi tani e konsideroj veten se jam përfaqësues i të gjithëve. Dua të sqaroj se jam fitues i zgjedhjeve dhe më takon ta formoj qeverinë dhe të sqaroj se unë nuk jam pengesë për punën e Kuvendit. Bashkëpunimi im do të jetë me ju të gjithë, pa marrë parasysh se kush bëhet kryesues. Unë nuk brengosëm se sa drejtori ju mund t’i merrni, po unë brengosëm për mirëqenien e qytetarëve të Malishevës, për kategoritë sociale. Me qeverinë time, do të zbatojmë të gjitha vendimet e ligjshme të kuvendit. Shkuarja eventuale në zgjedhje për Asamble, është vendim i juaji si anëtar të KK-së dhe jo i imi”, tha mes tjerash kryetari Begaj, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Pavarësisht kësaj thirrje të kryetarit Begaj, dhe pas diskutimeve nga përfaqësuesit e grupeve të partive anëtare të KK të Malishevës, mbledhja është ndërprerë sërish, pasi paraprakisht 8 anëtarët nga radhët e PDK-së, nuk morën pjesë fare në këtë seancë, ndërsa 8 anëtar të LDK-së dhe 2 të VV-së, lëshuan sallën, duke shkaktuar mungesë kuorumi.

Çelësi i Gjakovës në “xhep” të Thaçit

Emri i Artan Nimanit që siç duket nuk është i preferuari i kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila, për të qenë në pozitën e nënkryetarit ka çuar deri te përplasjet e para mes partnerëve të koalicionit, AKR-PDK në Gjakovë.

Ajo e ka shpallur “person non grata” Nimanin për të qeverisur bashkë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, i cili nga PDK-ja është propozuar për pozitën e të dytit të komunës.
Pikërisht për shkak të këtyre përplasjeve që kanë filluar të ndjehen në mes partnerëve të koalicionit, kryetarja Kusari –Lila ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Thaçi, i cili është edhe kryetar i PDK-së që ta tërheqë nga propozimi Artan Nimanin për pozitën e nënkryetarit

Kuçi: Reagimet për fondin ishin të ngutura

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, duke folur për shumën e cila është vendosur që t’i ndahet Luginës së Preshevës, në mbledhjen në mes dy qeverive shqiptare, theksoi për Telegrafin se reagimet e ngritura lidhur me shumën e dhënë për Luginën e Preshevës kanë qenë të ngutura dhe të keqkuptuara.

Sipas tij, në mbledhjen e zhvilluar në mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë dy pika të rendit të ditës lidhur me Preshevën.
“E para, ndihma për furnizimin e maternitetit në Preshevë, që ka ndihmën e simbolikës më shumë sesa simbolikën materiale, pra ndihma për vendin ku fillon jeta. Qëllimi ka qenë që foshnjat e asaj pjese të lindin në trojet e tyre dhe të kenë kushte për këtë. Pika e dytë e diskutimit ka qenë themelimi i fondit për Preshevën, për çka është filluar iniciativa, dhe ai fond do të jetë më ndryshe. Fondi do të ndihmohet nga të dy qeveritë (Kosovës dhe Shqipërisë) dhe donatorët eventual nga shtetet tjera”, ka thënë Kuçi për Ndryshe, në takimin në mes dy qeverive shqiptare është vendosur që përveç krijimit të një fondi për Luginën e Preshevës, të ndahet edhe një shumë prej 100 mijë eurosh për maternitetin në Preshevë.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ndarjen e fondit në vlerë prej 100 mijë eurosh për maternitetin e Luginës së Preshevës.

Ivanovic: Zgjedhjet në veri mund të mbahen brenda 15 ditësh

Kryetari i Listës Qytetare SDP, Oliver Ivanovic tha se zgjedhjet e reja për kryetar të Mitrovicës së Veriut, mund të mbahen brenda 15 ditësh. Mirëpo, ai tha se për këtë duhet të pritet vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Ai tha për agjencinë e lajmeve ”Beta”, se vendimi i Kërstimir Panticit, për të mos e marrë detyrën e kryetarit të komunës, nuk do të ndikojë në destabilizimin e gjendjes në këtë qytet.
Ivanovic, siç transmeton RTK, po ashtu tha se brenda dy ditësh do të vendos nëse do të rikandidohej për kryetar

Kosovës i lejohen miqësoret, por ende asgjë zyrtare

FIFA ka marrë vendimin për të lejuar përfaqësuesen e Kosovës për të zhvilluar miqësore ndërkombëtare, transmeton sportivja franceze L’Equipe, teksa mungon konfirmimi zyrtar nga FIFA. Është L’Equipe që raporton se FIFA ka marrë vendimin për të thyer izolimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

Komisioni i FIFA-s, gjithnjë sipas sportives franeze, ka aprovuar kërkesën e FFK-së, pas dy takimeve të krerëve të futbollit kosovar dhe të Federatës Serbe me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.
Si do që të jetë, Kosova nuk do të ketë të drejtën për të përdorur simbolet shtetërore e as të këndojë himnin shtetëror para ndeshjeve, teksa e ka të ndaluar po ashtu për një afat të pacaktuar zhvillimin e ndeshjeve me kombëtaret e ish-Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, thotë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë. Ai ka thënë për Klan Kosova se pritet që FIFA me një komunikatë zyrtare gjatë ditës të sqarojë vendimin e marrë.
Një gjë është e sigurtë – për futbollin e Kosovës ka filluar të dalë drita, në fund të tunelit.

Gjykata e Apelit shqyrton arrestimin e Xhelal Mziut

24 të plagosur nga shpërthimi në një universitet

Rusia vë Kaukazin Verior në ‘shtetrrethim’


Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40 Express *** 18:55 Marketing *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:40 Sporti në KTV *** 20:00 Puls *** 21:15 Serial: “ IFFET ” epis. 43 *** 22:20 Dokumentar: “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00 Interaktiv ... Parlamenti Europian kërkon më shumë përgjegjësi nga EULEX-i

Prishtinë, 13 janar - Disa deputetë në amendamentet e tyre kishin përmendur edhe faktin se mbi 1 miliard euro sa ka shpenzuar deri me tani misioni i EULEX-it në Kosovë, është bërë operacioni më i shtrenjtë i tillë në historinë e Bashkimit Evropian.Siç shkruan sot Koha Ditore, rezoluta pritet të kërkojë që transferimi i kompetencave nga EULEX-i të bëhet në mënyrë graduale dhe për këtë të konsultohet edhe shoqëria civile.

Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në ët shprehet qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën.

Rezoluta pritet të miratohet pa ndonjë problem, duke marrë parasysh numrin e madh të votimeve me të cilat u votua drafti i saj në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.

“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport.

Sunday, January 12, 2014

Saturday, January 11, 2014

Pacolli: Qeveria m’i ka borxh 850.000 euro, Çeku oportunist

Në përpjekje për të treguar se bizneset që bën në Kosovë nuk i bën për të përfituar, zv/kryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se Qeveria pjesë e së cilës është i ka borxh.

Në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, Pacolli ka thënë se Qeveria e Kosovës ia ka borxh atij dhe kompanisë së tij 850.000 euro nga tenderi i renovimit të Rilindjes, ku është e vendosur tani një pjesë e ekzekutivit.
Ai ka thënë se do t’i duhen edhe 30 vjet që ta kthejë investimin që ka bërë në hotelin privat në qendër të Prishtinës. Pacolli sërish ka insistuar se ish-zv/ministri Astrit Haraqija ia kishte kërkuar milionat për t’ia kthyer AKP-ja Grandin. “E urrej AKP-në. Gjithmonë e kam urrejtur. Haraqija m’i ka kërkuar ato para, por Ukë Rugova nuk ka qenë pjesë e takimit. Ai priste jashtë”, ka thënë Pacolli.
Kryetari i AKR-së ka thënë se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhje, dhe se do ta ketë vështirë të bashkëpunojë me LDK-në e Mustafës, të cilën nuk e ka ndihmuar në Prishtinë.
Pacolli tha se i kishte mbetur fort hatri kur Agim Çeku kaloi në PDK, porse kjo i shërbeu që ta kuptojë se ai ishte një oportunist.
Zv/kryeministri vazhdon të besojë që Mali e ka njohur Kosovën, sikurse edhe Nigeria e Uganda, njohje që nuk ekzistojnë sipas MPJ-së. Numri dy i kabinetit qeveritar ka lënë të kuptohet se nuk do të ishte asnjë problem që kryetarët serbë të betoheshin pa flamurin e Kosovës, sepse me rëndësi sipas tij është puna që do të bëjnë më pas për qytetarët.

Nënshkruhet Deklarata për partneritet strategjik Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nënshkruan Deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Deklarata u bë e ditur se përbëhet nga katër shtylla kryesore: bashkëpunimi në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, bashkëpunim në çështjet e brendshme, bashkëpunim në fushën ekonomike si de bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kulturës, transmeton Telegrafi.
Po ashtu marrëveshje u nënshkrua në fushën e transportit dhe infrastrukturës si dhe për bashkëpunim tregtar nga dy ministritë relevante.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se të dy qeveritë do të angazhohen për mbështetjen e projekteve të përbashkëta në të gjitha fushat.
Ai tha se ministritë përkatëse do të marrin përsipër angazhimet për zbatimin e projekteve të dala nga mbledhja e përbashkëta e dy qeverive.
Po ashtu u bë e ditur se do të ketë edhe konsullata të përbashkëta, dhe si fillim do të jenë dy. Po ashtu kanë rënë dakord për një fond zhvillimor, në funksion të lehtësimit të kushteve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shprehin përjetësisht mirënjohje për ata që dhanë dhe jetën që rruga e shqiptarëve të mbërrinte edhe te ky stacion, ku janë mbledhur në Prizren, në qytetin simbol shqiptarë dhe evropian.
“Simbol shqiptar i bashkimit, simbol evropian i bashkëjetesës”, u shpreh Rama.
Ai tha se kjo mbledhje ishte një mbledhje pune dhe një mbledhje që vuri një gur themeltar, duke çelur një rrugë të re për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, social e kulturor të dy shteteve tona.
Sipas Ramës, të gjitha këto politika janë në funksion të jetës së përditshme të qytetarëve dhe në përputhej me objektivin e përbashkët për tu bërë pjesë e BE.
Ai paralajmëroi mbledhjen tjetër të radhës të dy qeverive në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Bahtiri mbajti takim publik me qytetarë

Kryetarit i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur të shtunën një takim publik me qytetarë. Ai është zotuar edhe një herë para tyre se do t’i mbaj premtimet që ka dhënë gjatë fushatës për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për zhvillim ekonomik.

Bahtiri ka thënë para më se 100 qytetarëve të pranishëm në sallën e Kuvendit të Komunës, se do të bëj revolucion sa i përket zhvillimit ekonomik në Mitrovicë.
“Jemi duke punuar ditë e natë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, të cilët janë duke jetuar në gjendje të mjerueshme”, tha ai.
Në fjalën e tij, Bahtiri, është ndalur edhe te funksionimi i rendit dhe ligjit. Ai tha se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë.
“Ju jeni punëdhënës, ne jemi punëmarrës dhe ne do të punojmë për ju ashtu siç doni ju”, tha ai.
Në anën tjetër, qytetarët, një pjesë e madhe të cilëve ishte nga veriu i qytetit, u ankuan kryesisht për gjendje të rëndë ekonomike, për papunësi dhe probleme me strehim.
Ata shfaqën shpresën se kryetari Bahtiri do të përmirësoj gjendjen në Mitrovicë.
Elmaze Hasani, banore e veriut, u ankua se prej pasluftës bashkë me familjen jeton në gjendje të rëndë dhe pa mbështetje.
“Prej pasluftës jetojmë me qira dhe askush nuk ka na ndihmuar në këtë drejtim”, tha ajo, duke kërkuar që tash e tutje të trajtohen më mirë.

Viti 2013 me 52 fëmijë të braktisur

Në Kosovë në vitin 2013 kanë qenë gjithsej 52 fëmijë të braktisur nga prindërit.

Zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se 40 prej tyre, gjatë vitit kanë gjetur përkujdesje familjare, pra janë adoptuar, derisa 14 fëmijë të braktisur, Qendra për Punë Sociale ka arritur t’i bashkojë me prindërit biologjikë.
Ndryshe, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në repartin përkatës tashmë janë duke qëndruar 3 fëmijë pa përkujdesje prindërore, shkruan “Evropa e Lirë”.
Behxhet Gaxhiqi, zyrtar për informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qendra për Punë Sociale, angazhohet së pari të bëjë realizimin e bashkimit familjar, pra të bashkojë fëmijën me familjen biologjike, gjë që është edhe roli i kësaj qendre.
“Mbrojtja e fëmijëve pa përkujdesje prindërore është mandat ligjor i Qendrës për Punë Sociale. Duke iu referuar kësaj, gjatë vitit 2013, nga kjo qendër janë referuar gjithsej 52 raste të fëmijëve të braktisur. Qendra për Punë Sociale angazhohet së pari të bëjë realizimin e bashkimit familjar me familjen biologjike, gjë që është edhe roli i kësaj qendre. Dhe, gjatë këtij viti janë realizuar 14 raste të bashkimit familjar të fëmijëve me familjarët e tyre”, ka bërë të ditur Gaxhiqi.
Ndërkaq, Gladiola Struga, nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, ka thënë se fenomeni i braktisjes së fëmijëve, është mjaft shqetësues dhe negativ, por nuk është term i panjohur, pasi që kjo, sipas saj, ndodh në gjithë botën.
“Mund të themi se, si në çdo vend tjetër të botës, edhe në Kosovë ka braktisje të fëmijëve derisa braktisja mund të jetë në momentin e lindjes apo edhe në mosha të tjera. Fenomeni i braktisjes është shqetësues, sepse është fenomen negativ, por në Kosovë nuk është nivel i lartë. Shqetësuese ka qenë periudha pasluftës”, është shprehur Struga.
Por, sipas saj, shqetësues mbetet fakti që disa fëmijë qëndrojnë në spital, pa u adoptuar për një kohë.
“Ajo që ngelet më shqetësuese është ajo e qëndrimit të gjatë në spital dhe vonesat në zgjidhjen e statusit. Kushtet janë ato të një spitali, dhe askush nuk i vë në dyshim që ato janë në maksimumin e mundshëm të mirë, por që janë kushte të një institucioni dhe kushte të një spitali, e që nuk ofrojnë aspak një ambient që muajt e parë të jetës, fëmijët t’i kalojnë shëndetshëm, ashtu sikur në një ambient familjar”, ka theksuar Struga.
Behxhet Gaxhiqi ka thënë se tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjithsej janë tre fëmijë që po presin të merren në adoptim.
“Në bazë të raportit të punëtores sociale aty, janë gjithsej tri raste të fëmijëve që janë të vendosur në bazë të marrëveshjes që ka Ministria e Shëndetësisë me atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ata qëndrojnë deri në 21 ditë, varësisht nga gjendja shëndetësore dhe më pastaj këto raste referohen në strehim familjar të përkohshëm ose në SOS Fshatin e Fëmijëve”, ka theksuar Gaxhiqi.Që të adoptohet një fëmijë, janë të paraparë procedura dhe afate ligjore. Ndryshe, psikologët në vend thonë se rëndësia e birësimit deri në moshën njëvjeçare, është shumë e madhe.
Sipas statistikave botërore, është evidente që edhe vdekshmëria foshnjave është më e madhe nëse nuk gjendet një nënë që do t’i ofrojë përkujdesje fëmijës.

Wednesday, January 8, 2014

Kërkojnë para për gjoja qëllime bamirësie

Dy të rinj në Ferizaj, duke shfrytëzuar foton e kryetarit të Shoqatës Humanitare Bamirëse "Feniks" Milaim Jashari, kanë filluar kërkimin e mjeteve materiale nëpër shtëpi, në emër të shoqatës, për gjoja qëllime bamirësie.

Drejtues të shoqatës këtë e kanë vlerësuar të jetë një veprim jo i mirë nga ana e tyre, duke u bërë thirrje atyre që të lënë anash këtë metodë përvetësimi të parave në emër të shoqatës.
“Dy të rinj kanë kërkuar mjete nëpër shtëpi, për siç kanë thënë ndërtimin e një shtëpie në fshatin Komogllavë. Kanë qenë në shtëpinë e mikut tonë, i cili u ka thënë se shoqata nuk tubon para, duke e ditur misionin tonë. Unë lus këta të rinj që të gjejnë një rrugë tjetër të përfitimit, sepse kjo rrugë e tyre, nuk është e drejtë. Ndoshta kanë pasur nevojë për para, por kërkimi në emër të shoqatës është i papranueshëm", ka thënë Jashari.
Ndryshe drejtues të kësaj shoqate kanë thënë se të autorizuar për kërkimin e donacioneve nga donatorët, janë 5 anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.
Sipas Jasharit rasti është raportuar në policinë e Ferizajt, e cila ka filluar hetimet për kapjen e personave të dyshuar.

Bahtiri premton përmirësimin e kushteve të punës në shkolla

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Safet Kamberi dhe drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani, ka vizituar të mërkurën disa shkolla fillore dhe te mesme me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Ai u njoftua se gjysmëvjetori i dytë ka filluar në të gjitha shkollat e komunës pa probleme.
Gjatë këtyre vizitave Bahitiri, premtoi mbështetje për përmirësimin e kushteve të punës nëpër shkolla. Gjatë takimit me nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” dhe me ata të shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishtina”, kryetari Bahtiri, kërkoi nga nxënësit që të mësojnë për t’u përgatitur për të ardhmen e Kosovës.
“Ne si autoritete komunale do të punojmë ditë e natë që të rritet cilësia e arsimit në Mitrovicë në mënyrë që ju ta keni të ardhmen e sigurt”.
Ai u premtoi nxënësve që pasi ata të përgatiten profesionalisht do t’i kenë të sigurta vendet e punës.
“Obligimi juaj është që të mësoni dhe të përgatiteni profesionalisht për tregun e punës, ndërsa ne do të ndihmojnë duke ju përmirësuar kushtet”, tha ai.
Në takim me mësimdhënësit e gjimnazit “Frang Bardhi”, Bahtiri dëgjoi për problemet me të cilat përballen ata, si mungesa e kabineteve dhe e pajisjeve për punë praktike, për të cilat premtoi se do të rregullohen brenda një afati të shkurtër kohor.
Ndërsa në shkollën e mesme ekonomike, kryetari Bahtiri, vizitoi nxënësit që ishin duke ndjekur orët profesionale.
Në ndërkohë drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani, ka vizituar disa shkolla fillore në rajonin e Shalës së Bajgores, ku është njoftuar me gjendjen e objekteve shkollore dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.Me këtë rast, ajo ka shpërndarë dhurata simbolike për nxënësit e shkollave fillore të dhuruara nga kompania “Vipa-chips”.

Kosova nuk ka nevojë për OBT?

Autoritetet kompetente kanë bërë të gjithë përgatitjet për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, (OBT), por deri më tani nuk është aplikuar, thonë zyrtarë qeveritarë.

Blerim Ahmeti, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se janë të gatshëm për aplikim, por anëtarësimi në këtë organizatë, është vullnetar dhe jo i obligueshëm. Në fazën aktuale të zhvillimit ekonomik, sipas tij, nuk është i leverdishëm anëtarësimi në OBT.
Sipas Ahmetit, duke marrë parasysh fuqinë prodhuese të Kosovës, ky anëtarësim nuk është urgjent, por në të ardhmen edhe Republika e Kosovës duhet të bëhet pjesë e OBT-së.
“Ne nuk kemi asnjë nevojë të ngutemi në këtë proces, për arsye se nuk është e obligueshme të jesh anëtar i OBT-së. Në njëfarë mënyre, edhe në fazën që jemi duke kaluar, kur një pjesë e madhe e buxhetit të Kosovës mblidhet në kufi, Kosovës nuk i konvenon që të zvogëlohen të hyrat. Kjo sepse kur e lidh marrëveshjen me OBT-në dhe bëhesh anëtar i përhershëm, atëherë duhet të hyhet në marrëveshje bilaterale me të gjitha vendet anëtare dhe në një mënyrë ndikon që edhe tregtia me vendet tjera të moderohet”, thotë Ahmeti.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se autoritetet kompetente nuk duhet të nguten që të aplikojnë në këtë organizatë.
Gazmend Qorraj, profesor në Fakultetin Ekonomik, i cili ka specializuar për integrimet evropiane, thotë se Kosova nuk duhet të rrezikojë të krijojë marrëveshje të reja, ose të hyjë në organizata botërore, të cilat kërkojnë ekspertiza, mbështetje politike dhe çështje tjera.
Ai konsideron se ky proces nuk është i domosdoshëm dhe kjo mund të paraqesë rrezik.
“Kosova edhe ashtu është duke u ballafaquar me negociata politike, me negociata për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit dhe duke i njohur mirë ato procese, konsideroj se për momentin, Kosova nuk ka kapacitete institucionale. Dhe, duke ditur se çfarë sfidash do të ketë në ato negociata, konsideroj se për momentin do të jetë gati i pamundur anëtarësimi i Kosovës në OBT”, thekson Qorraj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova praktikisht nuk është e gatshme të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë, edhe nëse plotësohen të gjitha procedurat legale, thotë drejtori ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara “GAP”, Agron Demi, duke shtuar se Kosova ende ka një deficit të lartë tregtar.
“Anëtarësimi në OBT, vetëm sa do ta rëndojë gjendjen nëse situata brenda nuk përmirësohet, për shkak se OBT nënkupton se të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate do të eksportojnë lirshëm, pa barriera doganore në Kosovë, e Kosova në këtë afat zhvillimi ka nevojë për barriera doganore. Prandaj, është mirë që Kosova formalisht edhe për një kohë mos të kandidojë zyrtarisht për anëtarësim në OBT”, vlerëson Demi.
Sidoqoftë, në fund të vitit të kaluar, përfaqësuesit e 159 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kanë arritur pajtueshmëri për marrëveshjen, me të cilën synohet nxitja e tregtisë globale.
Në marrëveshje përfshihen edhe përkushtimet e vendeve anëtare për lehtësimin e tregtisë duke i thjeshtësuar procedurat doganore

Sejdiu: Jam institucionalist, jo puçist

Kryetari i nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar deklaratat e krerëve të LDK-së, të cilët e quajtën Sejdiun puçist dhe shantazhues.

Sejdiu në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se nuk dëshiron që të merret me Haki Rugovën, por tha se puçin e kanë bërë ata.
“Veç një gjë duhet ta dimë që puçin e kanë bërë ata dhe se unë çdo herë kam qenë institucionalist dhe i kam ndjekur rrugët institucionale”, ka thënë Sejdiu.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për mediat se praktikat e Sejdiut janë shantazhuese, jo bashkëpunuese dhe si të tilla të papranueshme për atë

Tuesday, January 7, 2014

Të premten konstituimi i seancave në veri

Refuzimi i strukturave të reja udhëheqëse në veri që të betohen sipas ligjeve të Kosovës ka shtyrë konstituimin e katër komunave veriore të vendit, e që është dashur të mbahen më 24 dhjetor të vitit të kaluar

Këshilltari i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës, Emir Azemi, ka thënë për Kosovapress se të hënën është ftuar gojarisht përmes një “postieri” jo serb nga kryetari i sapo zgjedhur Kërstimir Pantic, për të marrë pjesë në seancën inauguruese që do të mbahet të premten.
“Pres që deri të mërkurën të marrim edhe ftesat të cilat sipas të gjitha gjasave do të jenë ndryshe nga ato që kemi marrë herën e parë. Mirëpo, nëse këto ftesa do të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës ne do t’i pranojmë ato, ndryshe, nuk do t’i pranojmë dhe as që do të marrim pjesë në atë seancë”, ka thënë Azemi.
Ndërkaq, Adriana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, shpreson se më në fund të premten do të mbahet seanca inauguruese në veri të Mitrovicës, por edhe në komunat tjera veriore.
“Mendoj se ligjet e Kosovës do të respektohen kësaj radhe, pikërisht sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe seanca do të mbahet të premten”, ka thënë për Kosovapress, Hoxhiq.
Kosovapress ka provuar për dy ditë me radhë të marrë deklaratë rreth kësaj çështje nga ndonjëri prej liderëve serbë në veri, por nuk ka arritur të kontaktojë me asnjërin prej tyre.
Në anën tjetër, burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se liderët serbë të veriut janë nën presion të jashtëzakonshëm nga Beogradi, i cili po ashtu po “shtrëngohet” nga BE-ja, që të respektohet Ligji i Republikës së Kosovës për pushtetin lokal, i cili përcakton qartë se inaugurimi i kuvendeve të komunave dhe betimi i kryetarëve duhet të bëhet duke respektuar simbolet dhe ligjet e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, edhe vizitat e personaliteteve të larta nga Beogradi gjatë Krishtlindjeve në Kosovë, janë në funksion të një presioni të tillë ndaj liderëve serbë të veriut.
“Gjithçka po bëhet që të respektohet afati kohor me ligj, dhe të mos ketë nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore, duke ruajtur kështu në të njëjtën kohë edhe investimet e mëdha të BE-së për zgjedhjet e organizuara në atë pjesë të Kosovës”, kanë thënë burimet.
Ndryshe, afati i fundit ligjor për konstituimin e organeve lokale pas zgjedhjeve të 3 nëntorit është e premte, 10 janari.

Vulin: Gjakovarët nuk janë njerëz

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin pas dështimit që të hyjë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur sa që ka fyer nënat, baballarët dhe familjarët e viktimave të luftës dhe të zhdukurve në Kosovë, të cilët protestuan para Kishës.

Ai ka thënë se ata “nuk janë njerëz”. “Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”, ka thënë Vulin për Radio Televizionin e Serbisë.
Vulin po ashtu ka bërë thirrje te komuniteti ndërkombëtarë që të punojnë më shumë për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë,<

Më 10 janar, takimi i radhës në Bruksel

Ndonëse nesër hyn në fuqi vendimi për pagesën e polisave të sigurimit në dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës Jarinje dhe Bërnjak, ende nuk dihet se kur do të fillojë zbatimi në praktikë i këtij vendimi.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë për RTK-në se më 10 janar në Bruksel zhvillohet takimi i radhës së Grupeve punuese për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka bërë me dije se aty do të caktohet data për zbatimin e këtij vendimi.

Mustafa, Sejdiut: LDK, partia e vetme që shënoi rritje të votës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë të martën se LDK është partia e vetme që ka shënuar rritje të votave

Ai këto komente i bëri në rrjetin social “Facebook”, një ditë pasi ish lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se nuk fitohet Prishtina  me duar në xhepa dhe mallkime.
“Pas fitoreve shumë të rëndësishme, që Lidhja Demokratike e Kosovës i arriti në zgjedhjet lokale, po vërehet një interesim i rritur që LDK-së t’i bashkëngjiten në forma të ndryshme njerëz, të cilët kanë treguar vlera dhe kanë dhënë kontribut në faza të ndryshme të zhvillimit tonë. Në këto zgjedhje, LDK ishte e vetmja parti e cila shënoi rritje të votës”, u shpreh Mustafa.
Ai më tej tha se zhvillimi i formave të ndryshme të bashkëpunimit me njerëz të rinj, qoftë për nga mosha qoftë për nga fakti se ata po i parapëlqejnë politikat, sjelljen dhe kulturën demokratike të LDK-së, dhe ardhja e tyre është në dobi të zhvillimit demokratik të vendit dhe të arritjes së synimeve tona qeverisëse.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e madhe, parti e shumë gjeneratave dhe përvojat e deritanishme të zhvillimit të reformave kanë treguar se diversiteti ka qenë një prej faktorëve kyç të kthesave pozitive. Vlerësime të tilla ka dhënë edhe Komisioni Verifikues i Partive Popullore Evropiane, i cili para dy viteve konstatoi reformat domethënëse në Lidhjen Demokratike të Kosovës, hapjen e saj ndaj të rinjve dhe femrave dhe qëndrueshmërinë dhe stabilitetin partiak, që rezultoi me pranimin e LDK-së në familjen e këtyre partive. Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur të punojë shumë që të fitojë në zgjedhjet nacionale, të cilat janë në prag, prandaj do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që reflektojnë frymë pozitive, që ofrojnë zgjidhje për zhvillimin e vendit tonë dhe i kontribuojnë kohezionit dhe mirëbesimit”, është shprehur Mustafa.

Monday, January 6, 2014

Lazio nënshtron Interin

Lazio ka arritur të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme pas triumfit prej 1-0 kundër Interit në Stadio Olimpico.

Mysafirët e kontrolluan më shumë lojën në fraksionin e parë, por vendasit ishin më të rrezikshëm. Sidoqoftë, rrjetat heshtën.
Nerazzurrët vazhduan ta kenë posedimin edhe në gjysmën e dytë, ndërsa Biancocelestët mundoheshin me topa të gjatë apo me kundërsulme që të shënonin.
Pas një angazhimi të Cavandas, topi arriti te Antonio Candreva, i cili krosoi te Miroslav Klose dhe gjermani nuk fal (81’).
Zikaltrit vazhduan tentativat për të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo sfidë, por pa sukses.
Në portën e Lazios nga minuta e parë u angazhua portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili arriti ta mbajë të paprekur portën.
Interi mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë, tetë më pak se pozita e tretë që mbahet nga Napoli. Ndërkohë, Lazio është në vend të dhjetë me 23 pikë.

45 ish-ushtarë të UÇK-së kanë kryer vetëvrasje

Bashkohen dy qeveritë shqiptare

Kusari-Lila: Kam garanci nga qeveria se Vulin nuk do të vijë në Gjakovë

Kreu i Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, i ka thënë Kohës Ditore sot se ka marrë garanci nga qeveria e Kosovës se ministri serb nuk do të vijë në Gjakovë.Mbrëmë me të marrë lajmin, kam kontaktuar me zv. kryeministrin Hajredin Kuqi, të cilit i kam dërguar një letër, një porosi me kërkesën që Vulin të mos lejohet të vijë në Gjakovë. Gjithashtu, sot në mëngjes kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepin dhe kam informacion nga ana e tij, se Vulin nuk është lejuar të vijë në Gjakovë. Ai do të bëj vizitë në Kosovë, por nuk do të vizitojë Komunën e Gjakovës”, tha Kusari Lila.

Kusari Lila, të hënën në mëngjes, ka qëndruar edhe para Kishës ortodokse serbe në rrugën “Mbretëresha Teuta”, rreth së cilës janë stacionuar forca të policisë lokale dhe ato speciale.
Në këtë vend është paralajmëruar se do të mblidhen edhe qytetarë, të cilët që nga e diela në mbrëmje kur është dhënë informacioni për vizitën e ministrit serb kanë reaguar duke e kundërshtuar atë.
Vulin nuk heq dorë nga vizita në Gjakovë
E plotësuar: Ndonëse nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është paralajmëruar se nuk do të kalojë mirë në vizitën që po pretendon t’ia bëjë Gjakovës sot, pa një kërkim-falje zyrtare për krimet e bëra gjatë luftës, ministri serb pa portofol në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin, sipas medieve serbe, është i vendosur që të marrë pjesë në Krishtlindjet ortodokse në Manastirin e Bogodoricës në Gjakovë. /Koha/

Rrezikohet pakti për dialog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndryshuar qëndrimin e saj në raport me dialogun që po zhvillojnë Prishtina dhe Beogradi më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Nga AAK-ja, procesi i dialogut dhe negociatave tashmë po konsiderohet i degraduar dhe në dëm të Kosovës.
Ky subjekt politik, ende e ka nënkryetarin e parë të partisë, Blerim Shala, në postin e koordinatorit politik të këtij dialogu, shkruan “Tribuna”.
Megjithatë, përbrenda AAK-së që nga fillimi kishte disa mospajtime rreth pozicionit që ky subjekt politik ka mbajtur në raport me bisedimet dhe marrëveshjet. Së fundit, nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, konfirmon se AAK nuk mund të mbështes tutje një proces po degradon dita- ditës.
“Dialogu ka devijuar dhe ka degraduar në dëm të Kosovës”, ka thënë Isufi. Sipas tij, ka një kohë të gjatë që palët në bisedime po harxhojnë kohë duke i rikthyer në rinegocim çështjet për të cilat tashmë ka marrëveshje dhe është dashur që moti të zbatohen. /Tribuna/
 

Sunday, January 5, 2014

Hoxhaj: Sivjet konsullatat në Munih dhe në Milano

Prishtinë, 5 janar - Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar hapjen e dy konsullatave të reja të Kosovës, një në Milano dhe një në Munih.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se gjatë këtij viti do të ketë zgjerim të rrjetit diplomatik dhe konsullor.

“Ne do të hapim Konsullatën në Munih të Gjermanisë dhe një në Milano të Italisë. Kështu ne do të ofrojmë shërbime konsullore në dy qendra shumë të mëdha, ku deri më sot ka munguar ofrimi i shërbimeve konsullore. Po ashtu, këto dy qendra janë ndër më të zhvilluarat në Gjermani dhe në Itali”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se këto konsullata do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri po ashtu ka thënë se në vitin që lamë pas, Kosova ka vazhduar forcimin dhe shtrirjen e shërbimit të jashtëm dhe se tashmë janë 22 misione diplomatike, 14 misione konsullore dhe katër konsullata të përgjithshme, tri prej të cilave janë funksionalizuar në vitin 2013: ajo në Strasburg, Stamboll dhe Gjenevë.

“Këto misione do të jenë në shërbim të mbrojtjes dhe të promovimit të interesave të qytetarëve të Kosovës. Brenda vitit 2013, në këto misione janë pajisur më shumë se 25 mijë shtetas të Kosovës me pasaportë, derisa rreth 15 mijë me letërnjoftim. Pas fillimit të aplikimit të regjimit të vizave, misioni ynë në Stamboll ka pajisur 620 shtetas të huaj me viza të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto flasin për një punë të madhe që është bërë nga stafi i misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Best of Talk *** 18:00 Nëpër film (filmi gjatë vitit 2013) ® *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: Pokoyo epis 21 dhe 22 *** 20:05 Serial: ”Transporter” epis. 4 *** 21:05 Vizion *** 22:00 Sporti Total *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ... Thaçi beson se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale

Prishtinë, 5 janar - Hashim Thaçi, kryeministër aktual i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, ka shfaqur shpresën se PDK-ja do t’I fitojë zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen këtë vit. Ai në profilin e tij në Facebook, të dielën, ka shkruar se 2014-a do jetë edhe vit elektoral i zgjedhjeve nacionale.

“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon e sigurt me besimin e qytetarëve, të jetë partia e parë në nivel vendit”, ka shkruar ai. Sipas tij, PDK duke qenë partia më e madhe e qendrës së djathtë në Kosovë, do t’i kultivojë vlerat tradicionale dhe vlerat themelore të së djathtës evropiane “si familja, shteti i së drejtës, tregu i lirë dhe orientimi i paluhatshëm Euro-Atlantik”.