Monday, January 13, 2014

Rusia vë Kaukazin Verior në ‘shtetrrethim’


Zyrtarët rus të sigurisë në Kaukazin Verior janë futur një regjim kundër-terrorizmit në Kabardino-Balkaria.Masat e shtrënguara të sigurisë kanë hyrë në fuqi sot në orën 06:15 (sipas kohës lokale), në qytetin Baksan dhe fshatin e afërt Kishpek.Kjo masë vjen si përgjigje e një sulmi që ndodhi më 11 janar, dhe të shtënave ndaj një rajoni policie që lidh fshatin Kishpek me Dugulubey.Forcat e policisë dhe sulmuesit kanë shkëmbyer zjarr për disa orë, ndërsa një polic është plagosur.Të gjithë sulmuesit janë larguar pasi nuk u kapën nga forcat ruse.Gjeneral Majori Sergei Kmennyi i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) tha se këto masa kanë për qëllim parandalimin e akteve terroriste, se janë në të mirë të sigurisë, dhe se nevojitet për të kapur sulmuesit.Selia e këtyre forcave anti-terroriste në këtë rajon, njofton se shtet-rrethimi do të jetë i vlefshëm deri në një lajmërim tjetër.

0 comments:

Post a Comment