FIFA ka marrë vendimin për të lejuar përfaqësuesen e Kosovës për të zhvilluar miqësore ndërkombëtare, transmeton sportivja franceze L’Equipe, teksa mungon konfirmimi zyrtar nga FIFA. Është L’Equipe që raporton se FIFA ka marrë vendimin për të thyer izolimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar.
Komisioni i FIFA-s, gjithnjë sipas sportives franeze, ka aprovuar kërkesën e FFK-së, pas dy takimeve të krerëve të futbollit kosovar dhe të Federatës Serbe me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.Si do që të jetë, Kosova nuk do të ketë të drejtën për të përdorur simbolet shtetërore e as të këndojë himnin shtetëror para ndeshjeve, teksa e ka të ndaluar po ashtu për një afat të pacaktuar zhvillimin e ndeshjeve me kombëtaret e ish-Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, thotë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë. Ai ka thënë për Klan Kosova se pritet që FIFA me një komunikatë zyrtare gjatë ditës të sqarojë vendimin e marrë.
Një gjë është e sigurtë – për futbollin e Kosovës ka filluar të dalë drita, në fund të tunelit.
0 comments:
Post a Comment