Tiranë, 13 janar - Gjykata e Apelit mban sot seancën gjyqësore për masën e arrestit ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.Apeli ka regjistruar kërkesën e avokatit te kryebashkiakut për apelimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës.
Avokati ka kundershtuar masen e dhene nga Gjykata e Tiranës e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Mziun i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.
Xhelal Mziu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij duke deklaruar se është i pafajshëm.
Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua në 20 dhjetor pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas.
Fondi i ketij tenderi ka qene rreth 800 milione lekë të reja per ndertimin e segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milion lekë më pak sesa shumë prej 800 milionë lekë.
0 comments:
Post a Comment