Saturday, January 18, 2014

. Serbët e Kosovës pritet të votojnë në zgjedhjet e Serbisë

Beograd, 18 janar – Por qe se shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi., edhe serbët nga Kosova mund të dalin në zgjedhje, shkruan sot “Novosti”, transmeton Koha, net.

Për këtë janë të bindur autoritetet në Beograd por ekziston një dilemë e madhe se si do ta shikojnë këtë proces Brukseli e Prishtina. Është vendimtare nëse ky votim do të bëhet nën “diasporën serbe”, apo fletëvotimet nga Kosova do të trajtohen si ato të Serbisë?

- Nëse Nikoliq (kryetari i Serbisë) i shpall zgjedhjet, nuk ka pikë kontesti që serbët në Kosovë të mos votojnë në ato zgjedhje, thotë ministri për Kosovën Aleksandar Vulin.

Shefi i të ashtuquajturit Këshill i Kosovës në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në votime nuk mund të vihet në pikëpyetje pasi ata janë shtetas të Serbisë, me dokumente të këtij  shteti.

- Besoj se BE do të përpiqet që edhe serbët në Kosovë të votojnë të papenguar. Prishtina le at interpretojë si të dojë. Serbët atje nuk janë diasporë, tha Drecun.

Ish - ministri për Kosovën Slobodan Samarxhioq pohon se serbët në Kosovë do të votojnë sikurse serbët në Hungari, në Gjermani e ose në ndonjë shtet tjetër.Oliver Ivanoviq mendon se  Prishtina do të përpiqet t’i pengojë këto votime dhe se njëkohësisht do të bëjë përpjekje që shqiptarët në Luginën e Preshevë të votojnë për institucione të Kosovës. 

0 comments:

Post a Comment