Kreu i Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, i ka thënë Kohës Ditore sot se ka marrë garanci nga qeveria e Kosovës se ministri serb nuk do të vijë në Gjakovë.Mbrëmë me të marrë lajmin, kam kontaktuar me zv. kryeministrin Hajredin Kuqi, të cilit i kam dërguar një letër, një porosi me kërkesën që Vulin të mos lejohet të vijë në Gjakovë. Gjithashtu, sot në mëngjes kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepin dhe kam informacion nga ana e tij, se Vulin nuk është lejuar të vijë në Gjakovë. Ai do të bëj vizitë në Kosovë, por nuk do të vizitojë Komunën e Gjakovës”, tha Kusari Lila.
Kusari Lila, të hënën në mëngjes, ka qëndruar edhe para Kishës ortodokse serbe në rrugën “Mbretëresha Teuta”, rreth së cilës janë stacionuar forca të policisë lokale dhe ato speciale.Në këtë vend është paralajmëruar se do të mblidhen edhe qytetarë, të cilët që nga e diela në mbrëmje kur është dhënë informacioni për vizitën e ministrit serb kanë reaguar duke e kundërshtuar atë.
Vulin nuk heq dorë nga vizita në Gjakovë
E plotësuar: Ndonëse nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është paralajmëruar se nuk do të kalojë mirë në vizitën që po pretendon t’ia bëjë Gjakovës sot, pa një kërkim-falje zyrtare për krimet e bëra gjatë luftës, ministri serb pa portofol në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin, sipas medieve serbe, është i vendosur që të marrë pjesë në Krishtlindjet ortodokse në Manastirin e Bogodoricës në Gjakovë. /Koha/
0 comments:
Post a Comment