Monday, January 6, 2014

Bashkohen dy qeveritë shqiptare


Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen këtë javë në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit, ku pritet të diskutohet edhe për akordimin e një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës, për ngritjen e një materniteti në këtë zonë.

Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e kanë konfirmuar përfaqësues nga të dy qeveritë.
Në fakt, kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej qysh në muajin nëntor, madje kjo do të ishte edhe një simbolikë më rastin e Festës së Flamurit.
Por shtyrja e mbledhjes erdhi pas zgjedhjeve vendore në Kosovë. Takimi i përbashkët i dy qeverive është hedhur si ide qysh në fillim të marrjes së detyrës nga kryeministri Edi Rama, madje në vizitën e tij të parë në Kosovë me anëtarë të kabinetit të tij, raporton KP.
E njëjta gjë pritet të ndodhë më vonë edhe me qeverinë turke, shtet i cili tashmë ka marrë pozitën e partnerit strategjik për Shqipërinë. Me fondin që pritet të akordohet për Luginën e Preshevës në këtë mbledhje të parë të dy qeverive shqiptare pritet të ndërtohet edhe një shkollë atje

0 comments:

Post a Comment