Manila, 13 janar - Një sulm me bombë në kampusin e një universiteti në Filipine, ka shkaktuar të paktën 24 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike, përfshirë studentë dhe profesorë.Sipas hetimeve të para, del se një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë shkollën, që ka shtyrë forcat e sigurisë që të evakuojnë personelin e Kolegjit të Shkencave dhe Teknologjisë Cotabato Foundation, para se bomba të shpërthene , thotë policia.
Sipas autoriteteve, 17 nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe po mjekohen në spital, shkruan Ora news.
Policia dyshon se shpërthimi është shkaktuar nga një mjet i improvizuar shpërthyes, por ende nuk është përcaktuar saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
Asnjë grup nuk ka marr ende përgjegjësinë për sulmin, ndërsa policia po mundohet që të gjej motivin e këtij shpërthimi.
0 comments:
Post a Comment