Tuesday, January 14, 2014

Tahiri në Bruksel, në takimin e grupeve punuese

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për të marrë pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Po ashtu zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe udhëheqëse e delegacionit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, Edita Tahiri do të marrë pjesë edhe në takimin e grupeve punueseve për çështjen e policave të sigurimeve të automjeteve.

0 comments:

Post a Comment