Ish-kandidatja për kryetare të veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka komentuar veprimet e Krstimit Pantic, duke thënë për Telegrafin se këto veprime tregojnë papërgjegjësi të plotë të tij në raport me qytetarët e asaj pjese.
Sipas saj, nuk ka asnjë arsye logjike pse ai nuk do të duhej ta nënshkruante deklaratën e cila e legjitimon si kryetar i komunës.“Marrëveshja në mes Prishtinës dhe Prishtinës, e arritur në Bruksel më 19 prill të vitit të kaluar, e përcakton se kryetarët e komunave duhet të betohen mbi simbolet e Republikës së Kosovës, njëjtë sikur kolegët e tyre në komunat tjera”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Hoxhiq, në rast të përsëritjes së zgjedhjeve në komunën Mitrovica e Veriut, nuk e ka mohuar mundësinë që përsëri të jetë pjesë e garës për të parin e komunës. “Ekziston mundësia, nuk e përjashtoj atë opsion, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë definitive”, ka shtuar ajo.
Pantic në deklaratën e tij për media ka përsëritur se nuk ka nënshkruar deklaratën me të cilën do të merrte detyrën e kryetarit të komunës Mitrovica e Veriut, sepse në të ishin stema dhe simbole të tjera të Republikës së Kosovës.
I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk do të jetë në krye të komunës, Pantic ka thënë se “sigurisht se nuk do të jetë kryetar i ndonjë komune në Kosovën e pavarur”
0 comments:
Post a Comment