Qeveria e Republikës së Kroacisë ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin për zgjatjen e afatit për hyrjen në territorin e Kroacisë, të qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Schengen.
Sipas këtij vendimi, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë Schengen me dy ose më shumë hyrje si dhe për qytetarët e Kosovës që kanë leje qëndrim në ndonjërin vend të Schengen-it nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë në territorin e Republikës së Kroacisë.Si rezultat i angazhimit të MPJ-së në krye me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, viteve të fundit është fuqizuar bashkëpunimi dhe shkëmbimet e gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë.
0 comments:
Post a Comment