Saturday, December 28, 2013

LDK s'do koalicion me PDK-në

Prishtinë, 28 dhjetor - Partia e Isa Mustafës i ka thënë “Jo” koalicionit eventual me partinë e kryeministrit Thaçi. “Vardisja” e zëvendëskryetarit të parë të PDK-së, Kadri Veseli, se është në favor të një partneriteti me LDK-në, por jo edhe me partinë e Ramush Haradinajt, ka marrë përgjigje negative nga LDK-ja.


Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova është kundër një partneriteti në të ardhmen me partinë e Hashim Thaçit, “Kryesia s’ka qëndrim të tillë dhe asnjëherë nuk është diskutuar rreth mundësisë për një koalicion eventual me PDK-në. Pra, është herët të flitet për koalicione, kur dihet se zgjedhjet nacionale do të mbahen diku në shtator të vitit që vjen”, ka thënë Rugova, raporton Zëri.

Sipas tij, LDK-ja nuk bënë koalicion me PDK-në, pasi që aktualisht janë parti të barabarta për nga numri i votave. “Thjesht, koalicionet në mes të dy partive më të madha politike nuk kanë sjellë rezultate të mira asnjëherë. Prandaj edhe i them “Jo” një koalicioni të tillë eventual”, ka thënë Rugova.

0 comments:

Post a Comment