Wednesday, December 25, 2013

Tirana jep 100 mijë euro për komunën e Mitrovicës



  

Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës së Komunës së Mitrovicës “Ndihmo dhe Ti”, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të Mitrovicës dhe kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.   

Kryebashkiaku Basha i ka akorduar 100 mijë euro komunës së Mitrovicës, për meremetimin e këtyre shtëpive. Kjo ndihmë e kryebashkiakut Basha është përshëndetur menjëherë nga ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, nëpërmjet një letre drejtuar kryebashkiakut të Tiranës.
“Kam kënaqësinë e veçantë që nëpërmjet të kësaj letre të shpreh falënderimin më të thellë për kontributin tuaj në aksionin humanitar ‘Ndihmo edhe Ti’, për rindërtimin e shtëpive të djegura nga lufta në pjesën veriore të Kosovës. Ju jeni bërë pjesë e rikthimit të jetës së banorëve shqiptarë në pjesën e atdheut tonë, të cilët u ndoqën gjatë dhe pas luftës nga trojet e tyre stërgjyshore, nën dhunën e falangave serbe, për çka u jemi mirënjohës për jetë të jetëve”, thuhet në mesazhin e falënderimit, nga ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, transmeton shekulli.  

0 comments:

Post a Comment