Shpend Ahmeti, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Idriz Vehapi, janë disa nga kryetarët e Komunave të Kosovës që nuk i kanë numrat e nevojshëm në asambletë lokale.
Premtimet e këtyre kryetarëve në zgjedhjet e fundit për planin zhvillimor, rregulloren e punës, rregulloren e Kuvendit, partneritetet publiko-private, koncesionimet, nuk do të mund të kalojnë pa shumicën e votave në asamble.Kështu që shumë premtime parazgjedhore, pa marrëveshje të koalicionit, nuk do të jenë të realizueshme.
Me një situatë të tillë do përballet edhe kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka bërë betimin të enjten. Partia e këtij të fundit, Lëvizja Vetëvendosje, ka siguruar vetëm 10 ulëse në asamblenë e Prishtinës, krahas 26 sosh sa janë të nevojshme që ta bëj shumicën.
Ahmeti megjithatë ka thënë se nuk pranon të bëj pazare me partitë tjera politike për të siguruar numrat e mjaftueshëm në Kuvendin Komunal. Ai ka kërkuar vetëm bashkëpunim me subjektet tjera politike, siç ka thënë, për ta çuar programin e tij përpara.
Erzen Vraniqi nga VV ka deklaruar për Zëri se të gjitha projektet për Prishtinën që i ka kryetari i saj, Shpend Ahmeti, do t’i diskutojë publikisht me qytetarët, ku do ta merr miratimin e tyre paraprakisht.
“Ato projekte pastaj do t’i paraqes para Kuvendit komunal dhe besojmë fuqishëm që asamblistët do t’i miratojnë, duke e pasur parasysh se qytetaret janë pro atyre projekteve”, ka thënë Vraniqi.
As Lutfi Haziri, i cili ditë më parë e ka marrë “timonin” e Komunës së Gjilanit, nuk ka arritur marrëveshje koalicioni me subjektet tjera politike, të cilat kanë fituar ulëse në asamble.
Në anën tjetër, Besnik Tahiri, ekspert për vetëqeverisje lokale, i cili në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka garuar si kandidat i koalicionit AAK-LDD për Prishtinën duke mos arritur të shkoj në balotazh, thotë se asamblistët kanë një rol të madh në kuvendet komunale që ta korrigjojnë fuqishëm qeverisjen lokale.
Sipas tij, secili kryetar që dëshiron ta ndryshojë statutin e Komunës, ku përcaktohet funksionimi i komunës dhe përcaktohen numrat e drejtorive, u duhen dy të tretat e këshilltarëve në Kuvend.
“Secili kryetar që dëshiron të punojë me platformë dhe program të vetin dhe dëshiron ta amendamentojë planin zhvillimor komunal, rregulloren e punës, rregulloren e Kuvendit, e ka të nevojshme ta ketë shumicën që ta votojnë një element të tillë”, ka pohuar Tahiri. “Nuk mund të koncesionohet diçka, apo nuk mund të jepet një pronë e Komunës me vendim ekzekutiv, për shkak se ai kryetar do të përfundojë në gjykatë njëjtë sikur kryetari i Prizrenit Ramadan Muja”.
Sfidat e para të një kryetari, i cili nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend, do të jenë po këta numra, sepse i duhen për miratim të dokumenteve strategjike, planit zhvillimor
0 comments:
Post a Comment