Fituesi i zgjedhjeve lokale në kryeqytet, Shpend Ahmeti (VV), nesër do të zyrtarizohet si kryetar i Komunës së Prishtinës. Ai do ta japë betimin para këshilltarëve komunalë, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës, e cila do të fillojë në orën 10:00.
Sipas rregullave të caktuara ligjore, mbledhja do të drejtohet nga anëtari më të vjetër i Kuvendit të Komunës. Më pas e japin betimin këshilltarët komunalë të përbërjes së re dhe pas kësaj betimin e jep kryetari i zgjedhur i Komunës, Shpend Ahmeti.Siç transmeton KTV, Ahmeti sot ka përfunduar takimet me përfaqësues të subjekteve politike lokale të përfshira në KK, me përjashtim të përfaqësuesve të LDK-së, të cilët nuk i janë përgjigjur ftesës së tij publike, ditë më parë.
Kryetari i ri, Ahmeti, nuk e ka shumicën në Kuvendin e Komunës, por ka refuzuar çfarëdo koalicioni me subjektet e tjera.
Sipas tij, idetë e subjektit dhe të tij do të jenë të mjaftueshme për t’i bindur këshilltarët komunalë që t’i miratojnë projektet e paraqitura. <!-- Begin BidVertiser code -->
<SCRIPT LANGUAGE="JavaScript1.1" SRC="http://bdv.bidvertiser.com/BidVertiser.dbm?pid=577684%26bid=1444856" type="text/javascript"></SCRIPT>
<noscript><a href="http://www.bidvertiser.com/bdv/BidVertiser/bdv_publisher_toolbar_creator.dbm">custom toolbar</a></noscript>
<!-- End BidVertiser code -->
0 comments:
Post a Comment