Matrapazë. Kështu i quan shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci opozitën dhe menaxhmentin e PTK-së, të cilët sipas tij po bllokojnë procesin e privatizimit të saj.
Megjithëse data 30 dhjetor është e fundit për këtë proces, Grabovci thotë se nuk do të kërkon seancë të Kuvendit para kësaj date.Në një konferencë të fundvitit, Grabovci tha se i ka 33 deputetë në Kuvend. Premton që do angazhohen që në vitin 2014 të punojnë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Megjithëse partia e tij udhëheq me vendin dhe dërgon ligjet në Kuvend, ai thotë se nuk ka zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve.
“Shpresojë që viti i ardhshëm do të jetë një vit që do të futen në zhvillimin ekonomik, zgjedhjen e shumë probleme sociale me të cilat po përballet vendi ynë dhe qytetarët e saj, për t’i përballuar këto ne jemi shumë të vetëdijshëm që duhet të kemi një mbështetje e institucioneve ndërkombëtare financiare. Kemi një vendim të rëndësishëm këtë vit për ngritje pagash e që është përkrahur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe kjo është e mirë duke pasur parasysh të ardhurat e ulta të qytetarëve të vendit”, tha ai, raporton KP.
Kur foli për PTK-në u pa më i nervozuar. I quajti matrapazë ata që po e bllokojnë procesion dhe shprehet tejet i sigurt se dështimi i privatizimit të saj do ta dëmtoj ekonominë e vendit me qindra milionë euro.
0 comments:
Post a Comment