Wednesday, December 25, 2013

Koalicioni nuk mund të llogaritë në AAK-në për buxhet

Koalicioni Qeverisës nuk do të mund të llogarit në Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në seancën e nesërme kur pritet miratimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2014, në të cilin është edhe amendamenti 8 i këtij projektligji që parasheh privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Por, udhëheqës të partisë në pushtet, thonë se nesër do të miratohet buxheti me amendamentet që i janë propozuar Kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së Burim Ramadani, tha se është çështje e koalicionit qeverisës ta bëjë kuorumin dhe se nuk mund të llogarisin në Grupin e tyre Parlamentar. “Nëse kanë shumicën ka seancë, nëse nuk e kanë shumicën nuk ka seancë. Nuk mund të llogarisin në grupin tonë. Është çështje e tyre”, tha Ramadani për Kosovapress.
Në anën tjetër Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha për Kosovapress, se politikat e bojkotit nuk dërgojnë askund dhe se pret që nesër të gjithë deputetët do të jenë në seancë për ta miratuar projektligjin me të rëndësishëm, atë të buxhetit të vitit 2014.
“Politikat e bojkotit nuk janë të shëndetshme për askënd, për asnjë institucion, për atë asnjë subjekt politik, aq më tepër për vendin tonë që është në një proces tepër të ndjeshëm. Prandaj unë besoj se ligjvënësit të gjithë do të jenë se bashku në Kuvend. Ashtu siç kemi zhvilluar një debat shumë konstruktiv, kemi dhënë kontributin gjithsecili grup parlamentar, dhe deputetë propozimet e veta dhe janë aprovuar edhe amendamentet që do t’i paraqiten nesër seancës dhe unë pres që nesër seanca do ta aprovoj buxhetin pa asnjë mëdyshje”, tha Grabovci.
Por, dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja tashmë kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri tha se ata nuk do të rrinë në sallë për tu bërë pjesë e legjitimit të një procesi të paligjshëm.
“Ne si LDK edhe një herë po e bëjmë të ditur për opinionin se nëse leximi i dytë për buxhetin për vitin 2014 shqyrtohet me amendamentin 8 për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, ne si LDK nuk do të qëndrojmë në sall. Jemi kundër kësaj, është amendament që nuk e ka vendin aty. Është shumë e qartë se është një tentim i kontrabandimit të shitjes së PTK-së dhe ne si LDK e kemi bërë të ditur se nuk do të marrim pjesë në tentimin e legjitimimin e diçkaje që është e paligjshme”, ka thënë Beqiri, para pak ditëve.
Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se bojkoti do të jetë njëra prej formave që do t’i përdorin për pengimin e miratimit të buxhetit me amendamentin që parasheh shitjen e PTK-së.
“Vetëvendosje natyrisht se e kundërshton këtë, dhe e kemi bërë të qartë disa herë se do t’i ndërmarrim të gjitha masat brenda sallës që kjo të pengohet, pra të mos votohet. Pra të enjten në diskutimin për ligjin për buxhetin do të marrim masat që ta pengojmë qoftë kuorumin apo votimin e këtij amendamenti apo ligjin me këtë amendament, ka thënë Ymeri ditë me parë.
Mirëpo, nëse nesër Kuvendi nuk merr vendim për privatizimin e PTK-së, atëherë i gjithë procesi do të
“Besoj që deri në fund të këtij viti e kam dhënë edhe më herët këtë mesazh, çështja e PTK-së duhet të mbyllet, nuk do të thotë gjithmonë me përmbyllje të suksesshme të transaksioneve, por gjatë këtij vitit duhet të përfundojë, kjo tani nuk varet nga komiteti qeveritar për privatizim, as nga blerësi, tash është edhe Kuvendi dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë vullnetin e sovranit dhe Kuvendit. Shpresojë se do të dominojë arsyeja mbi bazën e dokumenteve të mjaftueshme dhe përmbyllja e suksesshme e këtij transaksioni është në favor të Kosovës e besojë që të enjten Kuvendi do ta trajtoj në këtë formë......nënshkrimi i kontratës e ka datën e fundit 30 dhjetor dhe në rast se kjo nuk arrihet atëherë parimisht nuk mund të shtyhet afati më tutje, quhet thyerje e rregullave të përcaktuara”, ka thënë Ismajli.
Privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së përmes Buxhetit, po mundohet të bëhet, pasi nuk ka arritur të kaloj raporti i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, në Kuvend, ku pa miratimin nga deputetët, aksionet e PTK-së nuk mund të shitën. Tashmë disa herë është duke u shtyrë nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Axos & Najafi Compani” e cila ishte shpallur fituese, meqë kishte ofruar 277 milion eurokthehet në fillim. Kështu, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil ismaili dje në konferencën e fundvitit.

0 comments:

Post a Comment