Thursday, December 26, 2013

EULEX-i heq dorë nga incidenti Geci-Syla

EULEX-i ka hequr dorë nga hetimet e incidentit në mes të Gani Gecit dhe Azem Sylës, duke ia lënë komplet lëndën Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Misioni i BE-së e ka mbajtur këtë lëndë nën hetime për plot shtatë javë. Por, të hënën ka vendosur që përfundimisht të heqë dorë prej saj.
Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, i ka thënë “Kohës Ditore” se tashmë lënda i është dorëzuar atyre dhe me të është caktuar të merret prokurorja, Vahide Badivuku.
Me 28 tetor të këtij viti Geci dhe Syla janë përfshirë në një incident. Një plumb dyshohet se ishte shkrepur nga ara zyrtar e zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, nga truproja e tij Adnan Koci. Konflikti mendohet se ka nisur pas një problemi të vjetër mes Gecit e Sylës. /Koha Ditore/

0 comments:

Post a Comment