Kryetari i porsazgjedhur i Mitrovicës Veriore, Kërstimir Pantic, nuk ndalet së sfiduari shtetin e Kosovës. Ai ka vendosur që betimin për kryetar të kësaj komune ta bëjë të martën (sot) sipas ligjeve të shtetit të Serbisë, e jo të Kosovës.
Pos kësaj Pantic deri tash ka shkelur një sërë ligjesh të Republikës së Kosovës, duke u nisur me vënien e fusnotës në kërkesën për betim, e cila i referohet rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka refuzuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ka vendosur imazhin e Car Llazarit në logon e Komunës së re, shkruan “Zëri”.Ndërsa, vetë Kërstimir Pantic, të hënën, ka folur për ftesat që janë dërguar për seancën solemne të Kuvendit, duke thënë se me marrëveshjen e Brukselit është precizuar se si duhet drejtuar Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. “Ftesat i kam dërguar në gjuhën shqipe dhe në këtë mënyrë kam respektuar edhe shqiptarët”, ka thënë shkurt Pantic.
Edhe lideri i Iniciativës Qytetare “Srbija, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanovic, pranon se duhet të gjendet mënyra më e mirë se si të bashkëpunojnë Ministria dhe Komuna. “Ne jemi të vetëdijshëm që kemi dalë në zgjedhje në bazë të ligjeve të Kosovës dhe kjo është diçka që të kufizon më tutje. Prandaj mendoj që duhet të gjendet ndonjë mjet për bashkëpunim”, ka thënë Ivanovic.
Ndërsa, Avni Zogiani nga Organizata “Çohu” thotë se Qeveria e Kosovës nuk është në pozitë të ndërmarrë diçka ndaj Kërstimir Panticit.
“Hashim Thaçi e Edita Tahiri sikur edhe të gjitha planet e strategjitë e derisotshme, tani mund t’i shkruajnë në statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe në akull dhe ta kthejnë prej diellit. Tani edhe Dacic më në fund e tregoi se takimet në Bruksel ishin një shou, dhe faktori numër një në hapësirat serbe ngelet Pantic, duke qenë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë të gjitha dhe nuk ka asnjë mjet për të vepruar më”, thotë Zogiani.
Edhe analisti Fadil Lepaja thotë se sjellja e kryetarëve serbë është e papërgjegjshme, por njëkohësisht është rezultat dhe pasqyrë reale e raportit të forcave qoftë në relacionet ndërkombëtare, qoftë në relacionet ndërkosovare.
“Qeveria fatkeqësisht nuk ka shumë në dorë, ose nuk ka bërë shumë që ndikimi i saj të jetë më serioz”, thotë Lepaja. /Zëri/
<!-- Begin BidVertiser code -->
<SCRIPT LANGUAGE="JavaScript1.1" SRC="http://bdv.bidvertiser.com/BidVertiser.dbm?pid=577684%26bid=1444856" type="text/javascript"></SCRIPT>
<noscript><a href="http://www.bidvertiser.com/bdv/BidVertiser/bdv_publisher_toolbar_creator.dbm">custom toolbar</a></noscript>
<!-- End BidVertiser code -->
0 comments:
Post a Comment