Saturday, December 28, 2013

Thaçi viziton familjen e heroit Enver Zymberi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot familjen e heroit të ndjerë, Enver Zymberi, policit të rënë në krye të detyrës në aksionin e 25 korrikut 2011.

“Sot vizitova familjen e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, policit të rënë në krye të detyrës në aksionin e 25 korrikut 2011.25 Korriku 2011 shënon ditën e bashkimit të territorit të Republikës së Kosovës. Dhembjen edhe krenarinë me familjen Zymberi do ta ndajmë gjithmonë. Sakrifica e heroit Enver Zymberit bëri që sot në Kosovë të funksionojë rendi kushtetues, në tërë territorin e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Sipas fotografisë së postuar, kryeministrin Thaçi gjatë vizitës në familjen Zymberi, e kanë shoqëruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

0 comments:

Post a Comment