Thursday, December 26, 2013

Asistentët e shkarkuar i ankohen Rektoratit

E konsiderojnë të padrejtë shkarkimin e tyre. Në një letër që ia kanë dërguar Rektoratit, asistentët e shkarkuar nga Rektorati i UP-së thotë se “se u është prekur identiteti personal”.

“Ne asistentët e angazhuar në degën e Infermierisë dhe Mamive të FM-së, ndjehemi shumë të indinjuar lidhur me lajmin për ndërprerjen e nënshkrimit të kontratave nga Rektorati, ende pa u kontaktuar si asistent”, thuhet në letrën drejtuar mediave, duke shtuar se janë angazhuar në bazë të konkursit intern, “të rregullt, i cili ka qenë publik”.
Sipas tyre, përzgjedhja ishte në përputhje me rregullat në fuqi dhe se për angazhimin e tyre mund të dëshmojnë profesorët.
“Ne jemi të interesuar të luftojmë parregullsitë në UP, por ne nuk jemi adresa e duhur për zgjidhjen e tyre, luftimin e krimit dhe korrupsionit në Fakultetin e Mjekësisë dhe në UP”, kanë shkruar ata, duke e hedhur poshtë edhe arsyetimin se i kanë përfunduar studimet në Universitetin “Kristal” dhe duke thënë se studimet themelore baçelor i kanë kryer në fakultete të licencuara

0 comments:

Post a Comment