Friday, December 27, 2013

Për të burgosurit politik, 55 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nxjerr vendim për kompensimin e ish të burgosurve politik, duke vlerësuar se këta njerëz kanë sakrifikuar për idealin për liri dhe pavarësi të Kosovës. Ky vendim është miratuar nga kabineti qeveritar. Kurse, kompensimi financiar do të bëhet nga Qeveria e Kosovës, ku një ditë apo natë e kaluar do të paguhet 16 euro e 70 cent, ndërsa shuma që do të jetë është 55 milionë dhe do t’u paguhet për 5 vite mbi 2000 ish të burgosurve politik.
“Janë njerëz që kanë sakrifikua për idealin për liri dhe pavarësi të Kosovës, është bërë një angazhim nga komisioni enkas i punuar për këtë çështje dhe dikasterët tjerë qeveritar. Falënderoj deputetin Hyseni për këtë punë të cilin e kemi edhe sot prezent Kuçin, dhe të gjithë që kanë punuar bashkë për të burgosurit politik dhe jemi zotuar si Qeveri dhe sot po realizojmë këtë objektivë kompensimi do të jetë 16 euro e 70 cent për një ditë, shuma që do të jetë 55 milionë do të paguhet për 5 vite për 2000 ish të burgosurve politik. Obligohet komisioni përkatës dhe Ministria e Financave që të realizojnë këtë vendim pas këtij vendimi që do ta marrim sot na mbetet për të punuar për rregullimin përfundimtar të çështjes së veteranëve të luftës dhe të burgosurve padrejtësisht, të luftëtarëve të UÇK-së, dhe familjeve të tyre”, ka thënë Thaçi, raporton KP.
Gjatë mbledhjes është miratuar edhe Plani i Veprimit për Negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim për vitin 2014.

0 comments:

Post a Comment