Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pritet që brenda pak minutash të bëjë betimin për kryetar të Prishtinës.
Fituesi i zgjedhjeve lokale në Prishtinë, Shpend Ahmeti do të zyrtarizohet si kryetar i Komunës së Prishtinës. Ai do ta bëjë betimin para këshilltarëve komunalë, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës.
Sipas rregullave të caktuara ligjore, mbledhja do të drejtohet nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës. Më pas do të bëjnë betimin këshilltarët komunalë të përbërjes së re dhe pas kësaj betimin e bën kryetari i zgjedhur i Komunës, Shpend Ahmeti.
Kryetari i ri, Ahmeti, nuk e ka shumicën në Kuvendin e Komunës, por ka refuzuar çfarëdo koalicioni me subjektet e tjera.
Sipas tij, idetë e subjektit dhe të tij do të jenë të mjaftueshme për t’i bindur këshilltarët komunalë që t’i miratojnë projektet e paraqitura
0 comments:
Post a Comment